Wayne Rooney nuk dorëzohet
drejt rikthimit në "shtëpi"

Wayne Rooney nuk dorëzohet<br />drejt rikthimit në
Sulmuesi i “Djajve të Kuq”, Wayne Roone, pas 13 sezonesh të Manchestern United duket se tashmë është shumë pranë një rikthimi tek skuadra e Evertonit, ku dhe ka filluar karrierën e tij si futbollist profesionist.

Mediat britanike raportojnë se tashmë çdo gjë duket se është finalizuar dhe me shumë mundësi, Rooney i jep lamtumirën “Old Trafford”, ndërkohë që edhe vet 31-vjeçarit duket se i pëlqen ideja e rikthimit te Everton.

Me fanellën e United, Rooney ka arritur të fitojë çdo titull të mundshëm dhe gjatë 13 viteve në “Old Trafford” ka vendosur edhe disa rekorde.

Rooney ju bashkua Evertonit që në moshën 9-vjeçare dhe vetëm pas 7-të vitesh më vonë në moshën 16-vjeçare debutoi për herë të parë si profesionist.

Transferimi i tij nga Evertoni drejt Manchester United u realizua në verën e vitit 2004 për një shumë prej 25.6 milion paund. Ndërkohë duket se do të jetë përsëri dritarja e merkatos së verës që do ta rikthejë në “shtëpi” 31-vjeçarin.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën