Weber: Krijimi i ushtrisë pjesë e
presionit për sovranitet të plotë

Weber: Krijimi i ushtrisë pjesë e<br />presionit për sovranitet të plotë
PRISHTINË- Kryeqytetet e Perëndimit nuk kanë luajtur rol në krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK). Kështu thotë , Bodo Weber, ekspert për Ballkanin në Këshillin për  Politika të Demokratizimit (Demokratization Policy Council), në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Ëeber thotë se kjo çështje është e presionit që Prishtina po bën në kërkim të sovranitetit të plotë të saj.

Por, sipas Weber-it, pjesë e së vërtetës së pakëndshme për kosovarët është se Kosova mund ta arrijë sovranitetin e plotë vetëm me ndihmën e Perëndimit.

Në analizën që i bën sovranitetit të Kosovës, Weber sqaron se ka një element jo të sinqertë të elitave politike kosovare, të cilat mund të ndërlikojnë marrëdhëniet e Kosovës me Perëndimin, dhe kjo mund të çojë në dëmtimin e synimeve të deklaruara nga ana e Kosovës. 

Analisti gjerman thotë se Kosova do të ketë nevojë për përkrahjen e Perëndimit për të themeluar ushtrinë e saj, por ai thekson se deri më tani Perëndimi nuk ka luajtur rol në krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)