Wenger bën akuza të rënda: Sergi Busquets shtiret se është lënduar edhe kur ai godet

Wenger bën akuza të rënda: Sergi Busquets shtiret se është lënduar edhe kur ai godet
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka akuzuar mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets, se rregullisht trillon lëndime në mënyrë që lojtarët kundërshtarë të ndëshkohen me kartonë.

Francezi konsideron se sjellja e lojtarit spanjoll paraqet dobësi morale, që sipas Wenger, është mjaft e përhapur në futbollin e sotëm. “Ai është shumë i mençur dhe di si t’i ndihmojë skuadrës. Është bujar dhe taktikisht shumë i fortë”.

“Di si ta shpejtojë lojën me pasimet e shkëlqyera dhe të shpejta. Mirëpo, ai është i mençur: E detyron arbitrin që t’u japë kartonë të verdhë kundërshtarëve në Kampionatin spanjoll”.

“Ai shtiret se është lënduar edhe atëherë kur ai godet. Ai e ka të gjithë dobësinë morale që ndihmon në futboll. Inteligjenca e tij vërtet i ndihmon skuadrës”, ka thënë Wenger për Eurosport.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025