TIRANË – “Lidhur me plotësimin e kritereve, nuk mund të bëjmë lëshimë, por as nuk do të keni vështirësi të veçanta”, ka deklaruar sot Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Panariti.

“Shqipëria e përqëndron shikimin e saj drejt Europës”, tha ai, “dhe këtë ne e përshëndesim. Gjermania e mbështet perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kjo vlen veçanërisht edhe për Shqipërinë. Për këtë duhen plotësuar disa kritere. Lidhur me plotësimin e kritereve, nuk mund të bëjmë lëshime, por as nuk do të keni vështirësi të veçanta.

Eksizton një konsesus brenda shoqërisë shqiptare lidhur me perspektivën euriopiane dhe ky konsensus duhet të gjejë shprehje edhe në veprimin dhe qëllimin e perbashkët të forcave politike në Shqipëri.

Rendi ynë, rendi europian i paqes dhe mirëqenies, bazohet mbi parime të qarta, demokraci, sundimi i ligjit, pavarësia e pushtetit gjyqësor, por mbi të gjitha zgjidhja e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut, jo nëpërmjet polemikave të ashpra. Prandaj është e rëndësishme që zgjedhjet që do të zhvillohen së shpejti në Shqipëri të zhvillohen me sukses, mbi bazën e parimeve europiane dhe është e rëndësishme gjithashtu se, të gjitha ndjenjat kombëtare të trajtohen me përgjegjësi.

Më lejoni t’jua them”, përfundoi Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, “këtë edhe në cilësinë e qytetarit gjerman, se edhe ne gjermanët kemi përjetuar disa kapituj të errët në historinë tonë. Fakti që Gjermania sot e kësaj dite është një shtet i fortë, i sukseshëm dhe me mirëqënie, vjen nga fakti se Gjermania ka nxjerrë mësime nga e kaluara dhe një nga mësimet është se bashkëpunimi është gjithmonë më i mirë se sa konfrontimi”

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)