ATSH Festivali i Filmit Sundance ka filluar edicionin e 37-të me një dokumentar për këngëtaren e njohur të muzikës xhaz, Nina Simone.
"What happened, Miss Simone?" shpalos jetën e këngëtares amerikane nga fillimi i karrierës së saj prej pianisteje deri në një ikonë të muzikës xhaz.

Në këtë dokumentar përfshihen edhe vështirësitë që kishte Simone me sëmundjen mendore dhe përfshirjen e saj në lëvizjet për të drejtat e njeriut.
Pas këtij dokumentari, këngëtari John Legend mbajti një koncert të shkurtër, ku këndoi tri këngë të Nina Simone, e cila vdiq në vitin 2003, në moshën 70 vjeçare.
Festivali i Filmit "Sundance" është një nga festivalet më të mëdha në Amerikë që mbahet në Utah nga viti 1978.

Artistja e parë kosovare që shkeli në tapetin e kuq të këtij festivali prestigjioz ishte Arta Dobroshi me filmin "Baby" të regjisorit të Daniel Mulloy në vitin 2011.