Të gjithë përdoruesit e Whatsapp do të kenë një opsion të ri duke nisur nga dita e sotme. Themeluesi Mark Zuckerberg ka zbuluar se do të ketë reagime me emoji edhe ndaj një mesazhi, pothuajse e njëjtë me metodën që përdor Messenger, pjesë e platformës Meta.
Ky opsion u testua për herë të parë në mes të muajit prill. Reagimet në mesazhe do të jenë njësoj si në aplikacionet si Instagram, Telegram, Slack dhe iMessage. Të gjithë përdoruesit do e kenë më të lehtë të reagojnë nëse duan të qeshin, të tregojnë që janë të mërzitur apo që janë të lumtur përmes emoji.
Ndërkohë është konfirmuar që së shpejti, përdoruesit e Whatsapp do të kenë emoji me të gjitha ngjyrat e lëkurës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)