WikiLeaks, Assange do të
kandidojë në Senatin australian

WikiLeaks, Assange do të<br />kandidojë në Senatin australian
SYDNEY, Australi – Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, aktualisht në liri me kusht në Britani ndërsa pritet një ekstradim i mundshëm në Suedi, dëshiron të prezantohet si kandidat për Senatin australian. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni i Australisë ABC. Ndërsa WikiLeaks, përmes Twitter, bëri të ditur se kandidatura e Assange, i cili ka nënshtetësi australiane, do të njoftohet në momentin e duhur: “Zbuluam se është e mundur që Julian Assange të kandidohet në Senatin australian ndërsa mbahet i burgosur dhe Julian ka vendosur që të kandidojë”, lexohet në mesazh.

Më pas do të njoftohet edhe shteti australian në të cilin do të kandidojë themeluesi i faqes së famshme për publikimin e sekreteve të diplomacisë amerikane dhe të Pentagonit. Zgjedhjet e ardhshme për Senatin në Australi parashikohen të zhvillohen në vitin 2013.

Assange po pret një vendim të Gjykatës së Lartë mbi ekstradimin në Suedi në lidhje me një krim seksual për të cilin akuzohet; ekstradim ky që mund të vendosi në lëvizje një mekanizëm juridik për dorëzimin e tij tek autoritetet e Shteteve të Bashkuara, ku është i kërkuar për publikimin në WikiLeaks të mijëra dokumentave të rezervuara të diplomacisë amerikane. Ndërsa Assange, nga ana e tij, pretendon se është objekt persekutimi për motive politike.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë