Wikileaks: Ben Blushi tentoi të
rrëzonte Ramën që në 2009-n

Wikileaks: Ben Blushi tentoi të<br />rrëzonte Ramën që në 2009-n
Disa kabllogramë të “Wikileaks” tregojnë se si Ben Blushi tentoi të përfitonte nga humbja në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009, për të marrë pushtetin brenda Partisë Socialiste.

Kabllogramet janë raportime që Ambasada Amerikane në Tiranë i bën Departamentit të Shtetit, të hakuara nga faqja e krijuar prej Julian Assange. Duke iu referuar burimeve mediatike, dy kabllogramet me numër 090928 dhe 091001 analizojnë situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 2009-s.

Në kabllogramin e parë, përshkruhet pozicioni i Blushit, i cili doli kundër vijës së partisë për parregullsinë e zgjedhjeve, duke sulmuar Edi Ramën si fajtorin e vetëm të humbjes. Për këtë arsye, “ish-Ministri i Arsimit paraqiti një rezolutë brenda partisë, në të cilën kërkohej largimi i kryetarit të Partisë”, shkruan kabllogrami.

Dokumenti i dytë informon se si “jo të gjithë brenda Partisë Socialiste bien dakord që zgjedhjet janë vjedhur”. i njëjti raportin shton: “Një grup deputetësh, të drejtuar nga ish-ministrat Ben Blushi dhe Arben Malaj kanë kontestuar bojkotin, duke vënë në pikëpyetje lidershipin e Edi Ramës”.

Pavarësisht qëndrimit të kundërt pas atyre zgjedhjeve, marrëdhëniet midis Ben Blushi dhe Edi Ramës u përmirësuan pak kohë më pas, për t’u keqësuar sërish pas zgjedhjeve të 2013-s. Raporti midis ish-dy miqve degradoi në mënyrë të vazhdueshme gjatë drejtimit të Partisë Socialiste, deri në largimin përfundimtar të Ben Blushit nga PS, për të krijuar një parti personale më parë gjatë 2016-s./Lexo.al

Redaksia Online
AL.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship