WikiLeaks: Djali i Oussama ben Laden ka kërkuar në SHBA një çertifikatë vdekjeje për babain e tij
RIAD, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Djali i Oussama ben Laden ka kërkuar në SHBA një çertifikatë vdekjeje për kreun e AL-Kaedas, vrarë në vitin 2011 në Pakistan nga US Navy Seals, trupat e elitës së Marinës amerikane, sipas një dokumenti të publikuar nga WikiLeaks. Një letër e ambasadës amerikane në Riad lidhur me këtë kërkesë bën […]
/ATSH-AFP/ - Djali i Oussama ben Laden ka kërkuar në SHBA një çertifikatë vdekjeje për kreun e AL-Kaedas, vrarë në vitin 2011 në Pakistan nga US Navy Seals, trupat e elitës së Marinës amerikane, sipas një dokumenti të publikuar nga WikiLeaks.
Një letër e ambasadës amerikane në Riad lidhur me këtë kërkesë bën pjesë mes rreth 70 000 dokumenteve të quajtura "kabllograme saudite", që Wikileaks ka publikuar të enjten në faqen e saj të internetit.
Wikileaks thekson se këto dokumente bëjnë pjesë në më shumë se një milionë e gjysmë kabllograme dhe dokumente të Ministrisë saudite të Punëve të Jashtme dhe institucioneve të tjera të mbretërisë që synon t'i publikojë në javët e ardhshme.
Letra është nënshkruar nga Glen Keiser, konsull i përgjithshëm i SHBA-së në Riad dhe drejtuar Abdallah ben Laden më 9 shtator 2011, rreth katër muaj pas sulmit amerikan kundër babait të tij.
"Kam marrë kërkesën për një çertifikatë për vdekjen e babait tuaj, Oussama ben Laden", shkruan Keiser.
Ai shtoi se ekspertët ligjorë të departamentit të Shtetit kishin nënshkruar se një dokument i tillë nuk ishte lëshuar. Bëhet fjalë për një praktikë të zakonshme për individët e vrarë në operacionet ushtarake.
Në vend të një çertifikate vdekje, Keiser i kishte dhënë Abdallah ben Laden dokumente të drejtësisë amerikane në të cilat zyrtarët konfirmonin vdekjen e babit të tij.
Djalë i një familjeje të pasur saudite, Oussama ben Laden hoqi dorë nga kombësia saudite në vitin 1994.
Ai ishte gjithashtu truri i atentateve të 11 shtatorit 2001 në SHBA ku rreth 3 000 persona u vranë, 2 753 prej të cilëve në kullat e "World Trade Center" në Nju Jork.
Ben Laden u vra më 2 maj 2011 gjatë një sulmi të forcave speciale amerikane në residencën e tij në Abbottabad, në Pakistan.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17.1%
-
Pak
9.8%
-
Aspak
73.2%
Vota total: 123
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Bastisen banesat në Kamëz pas vrasjes së postierit, gjendet një silenciator
24 Janar, 18:57
-
Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë: Kontribut i madh për shqiptarizmin
24 Janar, 18:54
-
Halit Valteri: Kam dokumentet që vërtetojnë se Këlliçi pagoi për foton me Trump, t’u tregojë shqiptarëve ku i gjeti paratë
24 Janar, 18:42
-
PAMJE TË RËNDA! Video tronditëse nga tragjedia në Turqi, momenti kur prindërit hedhin nga dritaret fëmijët për t’u shpëtuar flakëve
24 Janar, 18:33
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
-
‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot
24 Janar, 18:29
-
Pas ndarjes, shqiptari në Itali tenton të shtypë me makinë ish-partneren
24 Janar, 18:09
-
Armëpushimi në Gaza, Hamasi zbulon emrat e 4 pengjeve që do të lirohen këtë fundjavë
24 Janar, 18:01
-
FOTOT/ Grevë e përgjithshme në Serbi, aksion edhe në Mitrovicë të Veriut
24 Janar, 17:49
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49