Wikileaks: Marrëdhëniet
e ngrira Shqipëri - SHBA

Wikileaks: Marrëdhëniet <br />e ngrira Shqipëri - SHBA
TIRANE- Ndër disa nga kabllogramet vihet re se në këto vite SHBA ka qenë e vëmendshme lidhur me çdo lëvizje që do të vinte nga udhëheqja shqiptare në drejtim të shprehjes së dëshirës për rivendosje të marrëdhënieve diplomatike. Një gjë e tillë nuk ndodhi.

Departamenti i Shtetit sqaronte të gjitha përfaqësitë se dëshira e Greqisë, që u evidentua qartë, për të bërë ndërmjetësin, ishte një gjë që nuk ia kishte kërkuar kush. Uashingtoni nuk do të pranonte asnjë shtet ndërmjetës deri sa Shqipëria të kërkonte vetë normalizimin e marrëdhënieve.

11 PRILL 1973

Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri
Për përdorim zyrtar të kufizuar
Departamenti i Shtetit


Ju mund t’u përgjigjeni pyetjeve lidhur me gjendjen aktuale të marrëdhënieve amerikano-shqiptare, duke vënë në dukje se fjalët e zëvendëssekretarit të Shtetit në Anapolis kishin të bënin me Evropën Lindore dhe përpjekjet e vazhdueshme të SHBA për të zhvilluar marrëdhënie normale dhe me interes reciprok kudo kushtë e mundur një gjë e tillë.

Deklarata përmbante një paragraf për Shqipërinë, ku zv.sekretari vinte në dukje se me Shqipërinë nuk ka pasur progres të dukshëm, por, në rast se Shqipëria do të dëshironte të rivendoste marrëdhëniet, do të na gjente në gatishmëri për t’iu përgjigjur.

Në përgjigje të pyetjeve lidhur me zërat se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur bisedime rreth marrëdhënieve diplomatike, mund të thoni se nuk ka asgjë të vërtetë në to. Derisa nuk ka diskutime shqiptaro-amerikane për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike, duam të shmangim krijimin e ndonjë përshtypjeje të rreme.

29 MARS 1973

Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, pyetjet nga ministria e jashtme greke
Konfidencial
Departamenti i Shtetit

Grekët duket se kanë qenë më aktivë se të tjerë lidhur me hedhjen në qarkullim të zërave se Shqipëria dhe SHBA kanë filluar bisedime për marrëdhëniet diplomatike. Departamenti synon të përgënjeshtrohet çdo spekulim lidhur me një “ndërmjetësim” të mundshëm grek ose nga vende të treta.

Qeveria greke e ka shprehur këtë synim që në vitin 1972 në shtyp. Qeveritë e Italisë, Francës dhe Britanisë së Madhe kanë interesa direkte lidhur me pretendimet e kthimit të arit, një çështyje që mund të përfshihej në rivendosjen e marrëdhënieve.

Italia dhe Franca kanë ofruar vazhdimisht mendime dhe këshilla lidhur me problemet shqiptare gjatë 25 viteve të fundit. Por roli ndërmjetësues nga çdo vend mund të sillte ndonjë keqinterpretim, jo vetëm nga Tirana, por edhe nga kryeqytete të tjera.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ushtria dhuron spektakël/ Valvit flamurin kuq e zi në 'qiellin' e Vlorës

Ushtria dhuron spektakël/ Valvit flamurin kuq e zi në 'qiellin' e Vlorës