SHBA-WikiLeaks ka publikuar ditën e djeshme mijëra faqe dokumentash sekrete për të cilat pretendon se kanë si burim qendrën e CIA-s për Inteligjencën Kibernetike.
Vet agjencia ka refuzuar të komentojë për këtë çështje, ndërkohë që vërtetësia e dokumentave ende nuk është konfirmuar edhe pse disa ekspertë raportojnë se dokumentet i përkasin CIA-s.
WikiLeaks ka deklaruar se "dokumentat e publikuara kanë qarkulluar në mesin e ish-hakerave të qeverisë amerikane dhe kontraktorëve të tyre në mënyrë të paautorizuar", ku një prej këtyre personave ia ka kalur dokumentat Wikileaks.
"Ne nuk do të komentojë në autenticitetin ose përmbajtjen e dokumenteve të supozuara të inteligjencës”, është shprehur për mediat zëdhënësi i CIA-s, Jonathan Liu.
Sipas asaj që WikiLeaks ka deklaruar, në dokumentat e publikuara përfshihen edhe 8,761 dokumenta të cilat kanë rrjedhur nga një qendër e sigurisë së lartë të agjencisë në Virginia.
Ndërkohë sipas materialeve të publikuar, inteligjenca e CIA-s është duke punuar në krijimin e programeve për të bërë të mundur hakimin e telefonave "smart", televizorëve dhe disa sisteme operimi për kompjuterat.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com