TIRANE- Ambasada amerikane në Tiranë evidenton, në një kabllogram, dërguar Uashingtonit më 7 prill 2006, lidhjen e sektorit të ndërtimit në Shqipëri me paratë
e krimit të organizuar. Kabllogrami është zbuluar nga “Shqiptarja.com” mes qindra mijëra mesazhesh, të bëra publike nga Wikileaks.
Nuk është një konstatim i vetë diplomatëve amerikanë, por deklaratë e zyrtarit shqiptar në pozicionin më të lartë shtetëror, të ngarkuar me mbikëqyrjen e situatës në sektorin financiar në vend. Ky konstatim i është dërguar më 7 prill 2006 Departamentit të Shtetit dhe atij të Thesarit në Uashington, nga i ngarkuari me punë i Ambasadës amerikane në Tiranë Steven Zate.
Në raportin e tij të përvitshëm mbi aktivitetin e Bankës së Shqipërisë, që ka paraqitur, si çdo vit, para komisionit parlamentar të Ekonomi-Financave, Kabllogrami citon Fullanin të ketë shprehur shqetësim për një "mbinxehje" në tregun e të patundshmeve, duke thënë se çmimet në këtë treg po rriteshin shumë më shpejt se sa kostot e ndërtimit.
Sipas Fullanit, "kërkesa për zhvillim në pronat e patundshme ishte e bazuar në prurjet valutore të emigrantëve - rreth 1.1 miliardë dollarë gjatë vitit 2005 – dhe aktiviteteve të paligjshme, flukset e të cilave nuk është e lehtë as të saktësohet dhe as të parashikohet".
Dhe, më tej,sipas kabllogramit, kreu i BSH-se është shprehur para deputetëve se "pjesa e parave të pista, që përdoren në financimin e projekteve të ndërtimit
ka arritur nivele të tilla, sa ndalimi i fluksit të tyre do të dëmtonte gjithë ekonominë e vendit". shkruhet ndër të tjera në kryeartikullin e Shqiptarja.com me titull "Fullani: Pastrohen para" të gazetarit Genc Kondi.
Në vazhdim Shqiptarja.com publikon, sot, gjithashtu dhe Raportin e Departamentit të Pastrimit të Parave për vitin 2010, sa janë shtuar rastet si procedohet, dhe reagimin e ndërtuesve.
/Shqiptarja.com