Ushtari amerikan Bradley Manning, i cili u dënua me 35 vjet burg për sigurimin e dokumenteve sekrete të WikiLeaks, ka thënë se është grua dhe që dëshiron ta thërrasin Chelsea, sipas deklaratës së tij të lexuar gjatë programit 'Today' në NBC News.
"Në një kohë kur unë kam për t’u përballuar me një fazë të re të jetës sime unë dua që të gjithë të dinë çfarë jam me të vërtetë. Jam Chelsea Manning dhe jam një grua," shkroi ushtari në deklaratë.
Manning është një nga ratstet më mbresëlënëse për publikimin e materialeve të klasifikuara si sekrete në historinë e SHBA.
"Duke pasur parasysh mënyrën se si unë e kam ndjerë veten gjithmonë që nga fëmijëria, dua të filloj terapi të hormoneve së shpejti. Pyetni gjithashtu që duke filluar që sot do të quhem me emrin tim të ri dhe referomuni me përemër femëror!" vijon deklarata.
Avokati shpjegoi se Manning kërkon terapi të hormoneve dhe operacion për ndryshim seksi , por një zëdhënës i ushtrisë amerikane i ka përjashtuar të dy mundësitë. "Ushtria nuk bën terapi për hormonet ose kirurgji për të ndryshuar seks." është shprehur ai.
Manning nuk do të dërgohet në një burg të grave, në përputhje me ligjin.
Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com