Wikiliks publikon mesazhe
telefonike të demokratëve amerikanë

Wikiliks publikon mesazhe<br />telefonike të demokratëve amerikanë
Faqja e internetit Wikileaks ka publikuar 29 mesazhe telefonike që janë vjedhur nga Komiteti Kombëtar i Demokratëve në SHBA, në mesin e të cilave ka edhe prej pjesëtarëve të paidentifikuar të partisë që shprehën të zemëruar me ndikimin e Senatorit Bernie Sanders në parti.

Zbulimi i dytë, që potencialisht mund të turpërojë më tej demokratët, është publikuar në kohën kur po mbahet Konventa e demokratëve gjatë së cilës Hillary Clinton është zgjedhur kundrejt Bernie Sanders si e nominuara e partisë për zgjedhjet e nëntori.

Një nga mesazhet e publikuara as nuk dëshironte që ta linte Sanders të flas në konventë.
Ky person, derisa flet për Sanders thotë, “ai nuk është demokrat. Ju lutëm, ndalojeni këtë person tani”. Një tjetër ankohet për rolin që i është përkrahësit të Sanders, Cornel West, i cili ka qenë tejmase kritik ndaj presidentit Obama.

Ky është publikimi i dytë që Wikileaks e ka bërë pas publikimit të mijëra emailave që tashmë kanë zemëruar përkrahësit e kandidatit, Bernie Sanders.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë