William Levy në një dashuri të re
pa u ndarë ende mirë nga gruaja
Mirë që është super-seksi po është edhe i papërmbajtshëm!
William Levy ka qenë në fokus të gazetave rozë së fundmi, jo vetëm për ndarjen nga bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez, por edhe për një dashuri të re, që mendohet të ketë përfunduar në fejesë.
Aktori 34 vjecar i ka dhënë fund thashethemeve duke e konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij e njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, por ka rrëfyer gjithashtu që do vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri tjetrit edhe për hir të fëmijëve.
“Nuk jemi më bashkë. Elizabeth edhe unë jemi dhe do të jemi një familje, por e kemi ndarë jetën private me atë sentimentale. Ne do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrin, sepse na bashkojnë dy fëmijët tanë, por vetëm kaq”,- ka thënë Levy për “People en espanol”.
Por historia nuk mbaron me kaq. Sipas raporteve të djeshme të “Washington Daily News”, flitet se aktori i njohur për rolet e tij në serialet meksikane “Triunfo del amor”, “Sortilegio” apo “Cuidado con el angel”, ka celebruar në fejesë marrëdhënien e tij të fshehtë për një kohë të gjatë.
Spekulimet shkojnë edhe më tej, duke thënë se këtë fundjavë është mbajtur një ceremoni intime fejese, e cila ka pasur të ftuar vetëm të afërm dhe miq. Megjithatë, duket se janë thashetheme, sepse asgjë nuk është konfirmuar nga aktori.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
122/3
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
66.4%
-
Edi Ramën
27.6%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 5744
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria e Kosovës rrit pensionet me 20 për qind
7 Tetor, 14:11
-
Vrau strehuesin e tij në banesë, Policia arreston Admir Beqirin: Do akuzohet dhe për ‘dhunë në familje’!
7 Tetor, 14:03
-
E rëndë në Korçë/ Astrologu vetëvritet mistershëm, hidhet nga kati i shtatë i pallatit! Lexuesi i yjeve jetonte i vetëm, baba i dy fëmijëve (EMRI)
7 Tetor, 13:56
-
Grabiten 1.4 tonë kokainë në Belgjikë, grupet e Dubait nisin 'luftën', mes tyre edhe shqiptarë
7 Tetor, 13:49
-
Nëse edhe Çim Peka nxit për dhunë, kush do të jetë përgjegjës për atë që mund të ndodhë sot?
7 Tetor, 13:48
-
Vetingu, KPK shkarkon prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj
7 Tetor, 13:39
-
‘Javë ndryshimesh, por dhe skandale’ Kujdes këto shenja…/ Horoskopi 7-13 tetor nga Jorgo Pulla
7 Tetor, 13:33
-
Eduard Zaloshnja: Korrelacioni negativ mes protestave ekstreme dhe rezultatit pasardhës elektoral
7 Tetor, 13:27
-
Protesta e opozitës, Avokati i Popullit: Do të kemi monitoruesit tanë në terren, 4 grupe stacionohen në komisariate
7 Tetor, 13:21
-
Vrasja e shqiptarit në Spanjë, arrestohet i vetëdorëzuari në Girona! Në kërkim 2 të tjerët, motiv dyshohen ‘shtëpitë e barit’
7 Tetor, 13:19
-
Aksident në aksin rrugor Fier- Patos! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, nuk ka të lënduar
7 Tetor, 13:19
-
Protesta pasdite, në selinë e PD-së përgatitjet e fundit! Noka thërret Bardhin, Vokshin, Gjekmarkaj e Bylykbashin
7 Tetor, 13:12