William Levy në një dashuri të re
pa u ndarë ende mirë nga gruaja
Mirë që është super-seksi po është edhe i papërmbajtshëm!
William Levy ka qenë në fokus të gazetave rozë së fundmi, jo vetëm për ndarjen nga bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez, por edhe për një dashuri të re, që mendohet të ketë përfunduar në fejesë.
Aktori 34 vjecar i ka dhënë fund thashethemeve duke e konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij e njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, por ka rrëfyer gjithashtu që do vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri tjetrit edhe për hir të fëmijëve.
“Nuk jemi më bashkë. Elizabeth edhe unë jemi dhe do të jemi një familje, por e kemi ndarë jetën private me atë sentimentale. Ne do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrin, sepse na bashkojnë dy fëmijët tanë, por vetëm kaq”,- ka thënë Levy për “People en espanol”.
Por historia nuk mbaron me kaq. Sipas raporteve të djeshme të “Washington Daily News”, flitet se aktori i njohur për rolet e tij në serialet meksikane “Triunfo del amor”, “Sortilegio” apo “Cuidado con el angel”, ka celebruar në fejesë marrëdhënien e tij të fshehtë për një kohë të gjatë.
Spekulimet shkojnë edhe më tej, duke thënë se këtë fundjavë është mbajtur një ceremoni intime fejese, e cila ka pasur të ftuar vetëm të afërm dhe miq. Megjithatë, duket se janë thashetheme, sepse asgjë nuk është konfirmuar nga aktori.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
134/3
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
24.2%
-
Dështim
65.5%
-
Nuk e di
10.3%
Vota total: 2018
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn
8 Tetor, 18:25
-
SHBA 17.9 miliardë dollarë ndihma ushtarake Izraelit që nga 7 tetori i vitit 2023
8 Tetor, 18:18
-
Kryeministri Rama përgënjeshtron lajmin se ish-deputeti Mark Marku është ‘emëruar me post të rëndësishëm’: I rremë, rrena të tilla ka përditë me shumicë!
8 Tetor, 18:09
-
Shkodër, volejbollistja kanadeze e Vllaznisë zgjedh të jetojë në konviktin e studentëve: Kushte të mira
8 Tetor, 18:08
-
Shefi i Inteligjencës britanike: Rusia dhe Irani synojnë të shkaktojnë kaos në Britani dhe Europë
8 Tetor, 18:04
-
Librazhd/ Nuk gjen treg as patatja 'e famshme' e Stëblevës, shkak importi! Fermerët: Nuk ia vlen barra qiranë
8 Tetor, 18:01
-
Frrok Çupi: Doni të bëni dhunë? Herë tjetër jo në shesh, këtu ka njerëz!
8 Tetor, 17:54
-
Berat, bie prodhimi i ullinjve, s’ka subvencione dhe as krah pune! Agronomi: Qeveria i ka braktisur fermerët
8 Tetor, 17:53
-
Është sezoni i tyre! Nga luftimi i kancerit te sëmundjet e zemrës, përse duhet të konsumoni çdo ditë shegë
8 Tetor, 17:50
-
Ergys Mërtiri: Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët
8 Tetor, 17:46
-
U përjashtua nga protesta e partisë së tij, Berisha: Greva e ngujime! Argita mungoi, Malltezi asnjë reagim në rrjete! Në terren vetëm Shkëlzeni
8 Tetor, 17:35
-
Adriatik Doçi zbulon: Si Flamur Noka përdori postin tek Enti Kombëtar i Banesave! Familjarët e tij morën shtëpi në Sarandë me statusin e të pastrehut
8 Tetor, 17:34