William Levy në një dashuri të re
pa u ndarë ende mirë nga gruaja
Mirë që është super-seksi po është edhe i papërmbajtshëm!
William Levy ka qenë në fokus të gazetave rozë së fundmi, jo vetëm për ndarjen nga bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez, por edhe për një dashuri të re, që mendohet të ketë përfunduar në fejesë.
Aktori 34 vjecar i ka dhënë fund thashethemeve duke e konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij e njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, por ka rrëfyer gjithashtu që do vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri tjetrit edhe për hir të fëmijëve.
“Nuk jemi më bashkë. Elizabeth edhe unë jemi dhe do të jemi një familje, por e kemi ndarë jetën private me atë sentimentale. Ne do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrin, sepse na bashkojnë dy fëmijët tanë, por vetëm kaq”,- ka thënë Levy për “People en espanol”.
Por historia nuk mbaron me kaq. Sipas raporteve të djeshme të “Washington Daily News”, flitet se aktori i njohur për rolet e tij në serialet meksikane “Triunfo del amor”, “Sortilegio” apo “Cuidado con el angel”, ka celebruar në fejesë marrëdhënien e tij të fshehtë për një kohë të gjatë.
Spekulimet shkojnë edhe më tej, duke thënë se këtë fundjavë është mbajtur një ceremoni intime fejese, e cila ka pasur të ftuar vetëm të afërm dhe miq. Megjithatë, duket se janë thashetheme, sepse asgjë nuk është konfirmuar nga aktori.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
147/3
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
20.6%
-
Jo
74.4%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1449
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në Korçë/ Drejtuesi humbet kontrollin e motoçikletës përplaset me murin, përfundon në spital
9 Tetor, 20:12
-
Zelensky: Plani ynë i paqes do të jetë gati në nëntor
9 Tetor, 19:54
-
Gazetari zbulon në 'Studio Live': Më 21 janar do ekzekutohej Paro Laçi! Donin të vrisnin edhe Edi Ramën për djegien e makinave tek Piramida
9 Tetor, 19:47
-
Cakrani: Ndrea Prendi dhe Agim Llupo u dënuan një herë, nuk mund të ketë ridënim! Kara: Dënimi i tyre ishte fletë lavdërimi nga Berisha! U vranë 4 bijë nënash
9 Tetor, 19:37
-
Kosova do të përfaqësohet në CEFTA me emrin e saj
9 Tetor, 19:35
-
'Garda i mori urdhrat me dru', gazetari: Isha live duke transmetuar në 21 janar, një gardist qëlloi nga hyrja e bodrumit, tjetri nga tarraca
9 Tetor, 19:29
-
'Jam historia e Shqipërisë, ju jeni me Erdoganin', Cakrani përplaset me Romeo Karan: Ju jeni ballistë, me pula!
9 Tetor, 19:23
-
Mero Baze: Standardi i SPAK për pastrimin e Gazment Bardhit, duhet respektuar për të gjithë
9 Tetor, 19:18
-
Audiokaseta e 21 janarit/ Kara: Vrasjet ndodhën për karrigen e Berishës! Cakrani: Nuk besoj se do ketë akuzë, ata persona janë dënuar një herë
9 Tetor, 19:12
-
Del në shitje makina e rrallë e Angelina Jolie, ja sa kushton
9 Tetor, 19:07
-
Paro Laçi: Kam paguar hotelet e Sali Berishës në Francë, drekat e darkat e tij në Bruksel! Më ka ardhur fatura 4 mijë euro
9 Tetor, 19:01
-
Paro Laçi për Report Tv: Nëse Ilir Meta do të ekzekutohej, Berisha do hapte shishen e shampanjës! Vrasjen do e mbante Sali Lusha
9 Tetor, 18:57