William Levy në një dashuri të re
pa u ndarë ende mirë nga gruaja
Mirë që është super-seksi po është edhe i papërmbajtshëm!
William Levy ka qenë në fokus të gazetave rozë së fundmi, jo vetëm për ndarjen nga bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez, por edhe për një dashuri të re, që mendohet të ketë përfunduar në fejesë.
Aktori 34 vjecar i ka dhënë fund thashethemeve duke e konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij e njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, por ka rrëfyer gjithashtu që do vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri tjetrit edhe për hir të fëmijëve.
“Nuk jemi më bashkë. Elizabeth edhe unë jemi dhe do të jemi një familje, por e kemi ndarë jetën private me atë sentimentale. Ne do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrin, sepse na bashkojnë dy fëmijët tanë, por vetëm kaq”,- ka thënë Levy për “People en espanol”.
Por historia nuk mbaron me kaq. Sipas raporteve të djeshme të “Washington Daily News”, flitet se aktori i njohur për rolet e tij në serialet meksikane “Triunfo del amor”, “Sortilegio” apo “Cuidado con el angel”, ka celebruar në fejesë marrëdhënien e tij të fshehtë për një kohë të gjatë.
Spekulimet shkojnë edhe më tej, duke thënë se këtë fundjavë është mbajtur një ceremoni intime fejese, e cila ka pasur të ftuar vetëm të afërm dhe miq. Megjithatë, duket se janë thashetheme, sepse asgjë nuk është konfirmuar nga aktori.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
228/3
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
18.6%
-
Opozitës
78%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1042
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja ‘Partizani’/ Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerët! Do mbahet më 24 Tetor
18 Tetor, 12:06
-
Byrek me qepë dhe domate me brumë të ardhur nga zonja Albana
18 Tetor, 11:57
-
VIDEO/ Sylvinho i dha vetëm dy minuta, Ernest Muçi mahnit UEFA-n
18 Tetor, 11:57
-
Bardhi: Ministri Hoxha dhe drejtorët e Policisë, ushtarë të bandave! Të ndiqet penalisht kush dha urdhrin që specialet të futeshin në Parlament
18 Tetor, 11:57
-
Prit të të përqafoj pak, të duket sikur zihemi, videoja e Dash Sulës me gardistin bëhet virale në rrjet
18 Tetor, 11:48
-
PD padit sërish në SPAK zv.kryeministren Belinda Balluku! Bardhi: Për 1 vit grabiti rreth 180 mln euro me shitjen e energjisë! 6 mln euro dëm buxhetit të shtetit
18 Tetor, 11:44
-
Lakër e mbushur me qofte nga zonja Albana
18 Tetor, 11:38
-
Përplasja me policinë, nis hetimi për Nokën, Bardhin e 4 deputetë! Në listë edhe Elda Hoti, spërkati me lëng deputetët
18 Tetor, 11:34
-
Kulaç me ullinj Berati nga zonja Albana
18 Tetor, 11:33
-
Ish-anëtari i grupit One Direction u rrëzua nga kati i tretë, ja telefonata e fundit para se të ndodhte tragjedia: Sillni ambulancën dhe policinë, po shkatërron dhomën
18 Tetor, 11:31
-
Biden në Berlin/ Takim me liderët e Europës për situatën e luftës në Ukrainë
18 Tetor, 11:15
-
Transferta me Laçin, Thomas Brdaric ankohet për kushtet: Vllaznia ka shumë mungesa, nuk stërvitemi në fushë të mirë
18 Tetor, 11:14