Zv/ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Robet Wilton gjatë vizitës së tij në shtëpinë muze të shkrimtarit Ismail Kadare, me rastin e 80-vjetori të lindjes, ka folur edhe për reformat që po ndërmerren nga qeveria shqiptare.
 
Ai është ndalur veçanërisht tek reforma në drejtësi dhe ajo në sistemin zgjedhor. Për këtë të fundit Wilton ka shprehur mbështetjen e OSBE-së, ndërsa për reformën në drejtësi ai mendon se duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

Po ashtu ai ka thënë se Shqipëria po bën progress sa i përket zhvillimit të reformave.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)