Wilton: Bashkëpunim me Avokatin
e Popullit për çështjet prioritare

TIRANE- Forcimi dhe thellimi i bashkëpunimit ka qenë tema në fokus të një takimi të zhvilluar nga Avokati i Popullit dhe përfaqësuesi i OSBE në Tiranë, Robert Wilton. Gjatë këtij takimi të mbajtur në institucionin e Avokatit të Popullit, Wilton garantoi mbështetjen e OSBE ndaj Shqipërisë në realizimin e reformave dhe në luftën ndaj korrupsionit.
 
“Sot kemi patur mundësin që të flasim për rishikimin e punës së Avokatit të Popullit gjatë vitit 2013 dhe kemi folur gjithashtu për prioritetet tona të përbashkëta, që do të realizojmë gjatë vitit 2014. OSBE po vazhdon mbështetjen për çështjet me prioritet kombëtar si lufta kundër korrupsionit, ndaj krimit të organizuar, apo realizimi i refomave, siç është ajo territoriale-administrative. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me Avokatin e Popullit, pasi ky institucion luan një rol të rëndësishëm”, u shpreh përfaqësuesi i OSBE në Tiranë Robert Wilton në një deklaratë të përbashkët për shtyp me Avokatin e Popullit Igli Totozani, pasi takimit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka

Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka