Wilton: S'mjafton vetëm miratimi në 
letër i reformës, duhet dhe zbatimi 

Zv/ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Eilton e ka konsideruar të gjatë rrugën e reformimit të sistemit të drejtësisë. Teksa data e votimit në Parlament është e afërt, Wilton apelon që kjo reformë të gjejë zbatim, pasi vetëm miratimi i saj në letër nuk mjafton.

“Është një reformë që kërkohet përzemërsisht nga populli i Shqipërisë, i cili ka treguar shumë durim në këtë proces. Ne kemi qenë mbështetës të procesit të reformës së drejtësisë. Mesazhi im kryesor sa i përket kësaj reforme është se në fund të fundit kërkohet edhe zbatimi i saj. Një reformë vetëm në letër nuk mjafton, por duhet një reformë e hedhur në praktikë në çdo sallë gjykate në Shqipëri”, tha Robert Wilton.

Kryetari në detyrë i OSBE-së është ndalur edhe te fakti që kjo reformë kërkohet nga çdo qytetar shqiptar dhe është bërë një punë e madhe nga ekspertët shqiptarë, ndërkombëtarë, vendet e BE-së dhe Amerika për arritjen e saj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos