Wilton: Vendimtare të zgjidhet
çështja e komplikuar e pronave

Wilton: Vendimtare të zgjidhet<br />çështja e komplikuar e pronave
TIRANË – Kryetari i deleguar i OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton, ka theksuar sot se çështja e pronave në Shqipëri "është themelore për stabilitetin e Shqipërisë si një demokraci, për pavarësinë ekonomike të njerëzve dhe, vendimtare për investimet e huaja."
 
Në një takim njohës me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, Wilton iu përgjigj pyetjes së gazetarëve lidhur me këtë çështje, që ai e konsideroi si "të komplikuar":

"Çështja e pronave, çështja e të drejtave të pronësisë,"- tha ai, - "është themelore për stabilitetin e Shqipërisë si një demokraci. Është shumë e rëndësishme për shtetin e së drejtës, për pavarësinë ekonomike të njerëzve. Ajo është, gjithashtu, vendimtare për investimet e huaja. Prezenca e OSBE-së ka punuar në të kaluarën, duke u përpjekur që t’i ndihmojë institucionet shqiptare në fushën e të drejtave të pronësisë. Ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë të punojmë në partneritet me Bashkimin Europian, të cilët kanë qenë donatorë shumë bujarë për këtë proces. Pra, ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje, por gjithçka varet nga vullneti i institucioneve për ta marrë këtë çështje seriozisht, pasi është një çështje e komplikuar.
 
Wilton u pyet edhe për problemin e toponimeve greke në pasaportat shqiptare, për të cilat ati tha se ajo është një çështje ndërmjet dy shteteve, Shqipërisë dhe Greqisë dhe Avokati i Popullit i ka hedhur tashmë të gjithë hapat ligjorë për të.

I pyetur në veçanti për rezultatin e zgjedhjeve, ai tha: "Unë po pres raportin përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri. Ai ka për të qenë raporti më i plotë, më i hollësishëm dhe më i specializuar për këto zgjedhje dhe shpresoj që të merret seriozisht. Ashtu siç thatë edhe ju, procesi zgjedhor vazhdon. Ai po vazhdon në institucionet e duhura, institucionet shqiptare të pavarura zgjedhore, pikërisht ashtu siç duhet të ndodhë.

Ajo çka unë do të kërkoja është që të gjithë aktorët në këtë proces të vazhdojnë t’i respektojnë këto institucione, të vazhdojnë të respektojnë ligjet dhe procedurat e këtyre institucioneve dhe, ajo çka është më themelorja, që të respektojnë votat e qytetarëve shqiptarë. Dhe unë shpresoj që të kemi një proces që mbyllet me stabilitet dhe rezultat të pranuar nga të gjitha palët."
 
Në përfundim, Wilton ka theksuar se “roli, forca dhe efikasiteti i Avokatit të Popullit si një institucion qendror dhe i pavarur është thelbësor për statusin e Shqipërisë, si një demokraci moderne dhe funksionale. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka qenë aktive në një sërë fushash, që lidhen me të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit, dhe me lirinë e medias në partneritet me institucionin e Avokatit të Popullit. Unë jam shumë krenar këtë punë, jam shumë krenar për bashkëpunimin tonë dhe shpresoj që të vazhdojmë po kështu edhe në të ardhmen."

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës