Marrëdhënia e tensionuar e këngëtares së ndjerë Amy Winehouse me babain e saj Mitch, vjen për herë të parë në një libër “shpërthyes” nga ky i fundit.
Ndër të tjera ai bën të ditur një fakt tronditës, duke thënë se Amy ka tentuar të vrasë veten që në moshën 10 vjeçe, pasi Mitch e la mamanë e saj për një femër tjetër.
Ky projekt i ri vjen pasi u deklarua se pasuria e këngëtares ishte përdorur për të paguar borxhet e tyre.

(Prindërit e Amy-t, Mitch dhe Janis)
Libri shpjegon se si Amy e ka përjetuar ndarjen e prindërve, duke u cilësuar si një nga shkaqet e jetës së saj të mëvonshme të varur nga droga dhe alkoli.
Ndërsa babai i saj thotë se kontakti i Amy-t me drogën nisi pas njohjes me partnerin e saj Blake Fielder.

Sipas burimeve për “The Sun” kjo gjë nuk është e vërtetë pasi goditja më e madhe për të ka qenë ndarja e prindërve, pasi Amy nuk e kapërcente dot këtë fakt.

(Amy Winehouse dhe partneri Blake Fielder-Civil në vitin 2007)
Këngëtarja Winehouse njihet për vokalin e saj të veçantë dhe jetën e shthurur, varësinë ndaj drogës, deri në vdekjen e saj në moshën 27 vjeçare në vitin 2011.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com