SALENTO - Kompania ajrore Wizz Air ka anuluar linjën Tiranë – Brindisi. Confesercenti Nazionale, një nga organizatat më të mëdha të biznesit në Itali, ka shprehur shqetësim të madh për pasojat negative që do të ketë mbi ekonominë e rajonit të Salentos ky vendim.
Ky itinerar, ka pasur sukses të madh dhe fluturime të mbushura plot, siguronte një lidhje jetike mes Shqipërisë dhe rajonit të Salentos, shkruan ‘Gazzetta del Mezzogiorno’
Organizata ka reaguar ashpër ndaj anulimit të kësaj linje, e cila duket se vjen si pasojë e vështirësive financiare të kompanisë, përfshirë kostot më të larta se pritshmëritë dhe rritjen e numrit të avionëve të mbetur në tokë për shkak të problemeve me furnizimin e motorëve.
"Ky vendim po shkakton shqetësim të madh tek turistët dhe frikë të konsiderueshme tek operatorët ekonomikë të Salentos, të cilët përfitonin nga ky shërbim transporti", thekson Confesercenti.
Anulimi i linjës Tiranë-Brindisi duket se ndjek të njëjtën tendencë si reduktimi i ndalesave të anijeve turistike në portin e Brindisit. "Besojmë se rajoni ynë nuk mund të pranojë në mënyrë pasive vendime që dëmtojnë aksesin dhe konkurrueshmërinë e Salentos", thekson shoqata.
Mbyllja e kësaj linje ajrore pritet të ndikojë drejtpërdrejt në disa sektorë kyç, përfshirë hotelerinë, restorantet, transportin dhe tregtinë, të cilat varen ndjeshëm nga flukset turistike dhe mobiliteti ndërkombëtar, shkruan websajti italian
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.9%
-
PD
13.4%
-
Partitë e vogla
19.6%
Vota total: 871
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Historike/ Shqipëria siguron dy medalje në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore
13 Mars, 13:44
-
Milan dhe Inter ofertë zyrtare për të blerë 'San Siron', pritet stadium i ri
12 Mars, 15:48
-
Alban Daci: Largohem nga angazhimi politik, por jo nga politika!
11 Mars, 21:35
-
Itali/ Shqiptari arrestohet dy herë brenda gjashtë ditësh për drogë! Aventurë e rrezikshme me makinë për t’u arratisur, rrezikoi dhe nxënësit e shkollës
11 Mars, 15:57
-
Media britanike 'Metro': Shqipëria ndër vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2025
11 Mars, 15:31
-
Itali/ ‘Çmendet’ 34-vjeçari shqiptar me precedentë, shkakton seri aksidentesh i droguar dhe rreh një nga shoferët! Policia e çon me detyrim në spital për detoksifikim
11 Mars, 08:21
-
Gjendja e Papës përmirësohet, ai është jashtë rrezikut për jetën por do të qëndrojë ende në spital
10 Mars, 22:29
-
Koçiu pret homologun italian, Schillaci: Marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin neonatal në katër spitale në vend
10 Mars, 21:54
-
Itali/ Mbiemri i bashkëshortes italiane s’e shpëton shqiptarin e dënuar me 7 vite burg, drejtonte rrjetin e kokainës! Një nënë e guximshme e denoncoi, i ‘zhytën’ të birin
10 Mars, 12:54
-
Drogë me postë, zbulohet strategjia e shqiptarit në Itali! Kapet me 1.2 kg kokainë, ja si shmangte nuhatjen e qenve antidrogë
10 Mars, 07:43
-
Itali/ Dhunoi dhe përndoqi ish-partneren për dy vjet, nën arrest shqiptari xheloz! Gjykata i vendos 44-vjeçarit byzylyk elektronik, i ndalon edhe rrjetet sociale
10 Mars, 07:13
-
Deputeti italian Luciano D’Alfonso në mbështetje të Veliajt: Një kryebashkiak i zoti, drejtësia të jetë e kujdesshme në hetime
9 Mars, 15:25
Linja Brindisi Tiranë Ishte Shumë e mirë Korekte Për të gjithë Pasagjerët u bë shumë keq Shpresoj të këthehet përsëri
Përgjigju