Wizzair 209 prenotime për 186 vende në avionin nga Gjermania në Tiranë, britma e trazira në aeroport, ndërhyn policia

Wizzair 209 prenotime për 186 vende në avionin nga Gjermania në Tiranë, britma e trazira në aeroport, ndërhyn policia

Avioni i Wizzair

Në Aerportin e Friedrichshafenit në Gjermani, të premten (09.10.) ka pasur trazira gjatë procesit të imbarkimit të pasagjerëve të shoqërisë së fluturimit,  Wizzair. Në aeroport madje u desh ndërhyrja e policisë gjermane për të qetësuar pasagjerët e zemëruar.

Për shkak të transferimeve të brendshme të prenotimit me Wizzair, 39 pasagjerë nuk mund të udhëtonin dot, për shkak se avioni ishte i tejmbushur. Kjo shkaktoi zemërim, britma dhe shumë pasagjerë refuzuan të largoheshin nga salla e pritjes.

Sipas të dhënave të fundit të policisë për këtë avion kishte 209 prenotime, ndërkohë që në dispozicion ishin 186 vende.

Oficerët e policisë dhe doganës u desh të qetësonin masën e pasagjerëve të zemëruar. Një avion rezervë për pasagjerët e mbetur nuk pati. Qytetarë, të cilët kishin kryer një udhëtim disa orë për të ardhur në këtë aeroport duhet të linin sërish aeroportin./DW

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parruca: 10/07/2022 18:31

    Overbooking bejne dhe kompanite tradicionale e jo me ato low cost. Sa per nje komentues qe thote qe kane me shtrenjte bagazhin se bileten; eshte gjeja me normale per nje low cost. Pse c’mendon ti qe me 20€ per bilete do dali me fitim kompania? Kur prenoton me nje kompani low cost eshte sikur po luan rulete ruse. Do marresh parasysh anullime, vonesa, do besh kujdes se per cdo mungese vemendje do te te rritet fatura per arsye nga me te ndryshmet. Nese ke nerva ti durosh keto atehere udheto me low cost, perndryshe shko me kompanite tradicionale dhe shpreso qe te trajtohesh me mire. Fjala e urte thote: « i lire eshte plendesi ».

    Përgjigju
    • Lesh me qime: 10/07/2022 20:37

      @Paruca. Nèse nuk merr vesh nga diçka, nuk èshtè turp TÈ HESHTÈSH. Low Cost, nuk ka tè bèjè me mufkat qè numèroni ju kètu,,,ku fluturimi qènkèsh tè shtunèn mbasdite nè ora 16:00 por meqè èshtè Lowcost mund tè niset tè dielèn kur ti teket. Shko kujdesu pèr dhitè. Mbase je nè atè fushè specialist. Kètu tek fkuturimet, je gabim.

    • Mos rrini si huj gardhi: 10/07/2022 19:26

      O eksperto, si qenka e ligjshme te shesesh nje sherbim kur e di qe nuk e kryen dot ne daten e rene dakort? Te gjithe keta qe i kane lene ne aeroport duhet te kerkojne demshperblim nga Wizz Air dhe ta ndjekin me rruge ligjore po te jete nevoja. Gjithashtu, duhet ta dine qe ka nje Autoritet te Aviacionit Civil Shqiptar qe licenson cdo linje ajrore qe operon ne Shqiperi dhe qe ka per detyre ta gjobise kompanine ne te tilla raste. Eshte e qarte qe keta nuk po e bejne punen. Shkoni dhe beni ankesa formale ndaj autoritetit tek platforma online qe ka qeveria per ankesat. Po nuk bete zhurme nuk do ndryshoje asgje dhe do e hani me keq heren tjeter. Jane 1 milion shqiptare jashte Shqiperie, mjaftueshem per t’i futur friken cdo qeverie a kompanie.

    • @Parrucsit: 10/07/2022 18:57

      O parrucs nuk quhet low cost kur paguan berlin Tiranë 1200 euro mos na u bëj sikur je drejtori I wizz karit

  • Harallambi: 10/07/2022 17:46

    Kjo linjë është shumë problematike të paktën me shqiptarët!! Mirë që u shty për 24 orë udhëtimi Ancona-Tiranë, por edhe ditën e shtyrjes pritëm me foshnje një aeroport për 14 orë të tjera

    Përgjigju
    • Tani: 10/07/2022 21:55

      Keshtu e kane te gjithe kompanite low cost, s'ka lidhje me Shqiperine ose me shqiptarret. Cfare mendon ti qe ata me 20 eurot e tua do dalin me fitim. You get what you pay for.

  • Wizz kari: 10/07/2022 17:22

    Kompani më robqire nuk bëhet fut cmimet e bagazhit më shtrenjtë se cmimi personit ,dihet qe kush vjen pushime nuk do vij me duar ne xhepa. Plehrë kompani si të gjitha kompanitë që ofrohen ne Shqipëri

    Përgjigju
    • Lala: 11/07/2022 09:32

      Ti o tan qeke specialist..po e Di to qe nese kompania e fluturimit te vonon me shum se 3 ore Ka ligj nderkomnetae qe e deryron te te demshperblej deri ne centin e fundit qe ke shpenzuar per faj te kompanis..e ne fund pasagjeri get what he had pay and some more

    • Tan: 10/07/2022 21:52

      Keshtu e kane te gjithe kompanite low cost, s'ka lidhje me Shqiperine ose me shqiptarret. Cfare mendon ti qe ata me 20 eurot e tua do dalin me fitim. You get what you pay for.

  • Ben: 10/07/2022 16:07

    Wizz air e ben gjithmone kete marifet.Shet bileta me teper se ka vende.Problemi eshte se e ha qytetari keq fare,pasi nuk ka shtet.

    Përgjigju
  • Gjergj: 10/07/2022 15:01

    209 pronotime-186 pasagjerè = 23.!!! Hè xhan, pèrqèndrohu ca tek aritmetika. WIZZAIR, ky kotec hungarez, i bèn kèto lojra vetèm me shqiptarèt. A e dini pse? Sepse shqiptarèt janè tè vetmit nè europè sot qè nuk kanè mbrojtje ligjore, qè rrjedh automatikisht nga qeverisja e tyre rrumpallè. Gjermanin, nuk e lè pa fluturuar WIZZAIR. Jo se èshtè i dashuruar nè tè, JO JO,,,,por sepse pas gjermanit pasagjer, qèndron njè legjislaturè qè ia heq brekèt hungarezit dhe ia vè nè kokè. Ky èshtè ndryshimi, ndaj shqiptarève u mbetet tè paguajnè dhe tè mos kenè vènd nè avion. Gjej shesh, e bèj pèrshesh.

    Përgjigju
    • Gjergj: 10/07/2022 18:35

      @Dory. "Ankesèn", merre pèr meze. E drejta, ia merr hungarezit dhe ia kalon nè llogari bankare pasagjerit tè dèmtuar. Para 10 ditèsh, pas anullimit tè fluturimit dhe pordhève me rigon nga WIZZAIR,,,,shuma e biletès plus dèmi i shkaktuar,,,,nè vèndin e duhur. Gèrrvèrret e "tè gjithève" qè ankohen,,,,,pemè pa kokrra.!!!

    • Dory: 10/07/2022 16:52

      E ben me cdo vend dhe te gjithe ankohen jo vetem me shqiptaret

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës