Wladimir Klichko mbyll karrierën 
në boks si kampion i lavdishëm

Wladimir Klichko mbyll karrierën <br />në boks si kampion i lavdishëm
Wladimir Klitchko nuk do të duelojë më në ring.

Kampioni ukrainas i peshave të rënda ka vendosur të varë në gozhdë dorezat e boksit.

Dy ditë më parë ish-kampioni në kategoritë IBF, WBA dhe WBO deklaroi në rrjetin e tij social Twitter se ishte koha që ai të merrte një drejtim tjetër në jetën e tij.

Vitet e fundit treguan se "Dr. Steelhammer" kishte humbur shumë nga shkëlqimi i viteve të kaluara kur ai dominonte kategorinë e peshave të rënda me vëllain e tij Vitali Klitchko.

Ndeshja e fundit e muajit 29 prillit 2017 kundër britanikut Anthony Joshua i dha fund shumë diskutimeve për aftësinë e Klitchkos për të dueluar me boksierë të rrezikshëm dhe kandidatë për të fituar tituj.

Marrëveshja me Joshua parashikonte dhe zhvillimin e një ndeshje revanshi pas asaj të  të prillit të këtij viti ku Klitchko u mposht nga britaniku Joshua me knockout teknik në raundin e 11-të.

Sipas të gjitha gjasave Joshua duhet të përballet me sfiduesin tjetër në rradhë bullgarin Kubrat Pulev.

Klitchko konsiderohet si njëri prej boksierëve më të mirë të viteve 2000.

Ai ka mposhtur në duele epike anglezin David Haye dhe rusin Alexander Povetkin.

Ukrainasi ka mbrojtur titullin kampion për 11 vjet, rekordi i dytë më i mirë pas legjendës së boksit botëror Joe Louis.

Gjatë 21 viteve të karrierës së tij si boksier i peshave të rënda ai numëron 69 ndeshje, ku ka fituar 64 prej tyre dhe në 5 të tjera ai ka dalë i humbur.

53 duele të fituara prej tij janë vendosur me KO.

"Në një moment në jetën tonë ne kemi nevojë të ndryshojmë kurs dhe të përgatitemi për të shkruar një kapitull të ri. Jam i gatshëm për ҫdo sfidë të re. Unë nuk bëj përjashtim nga këta njerëz dhe tani është rradha ime të marr këtë vendim. Dhe në fund në vend që të themi mirupafshim dua që ju të më vazhdoni të më ndiqni në këtë udhëtim të ri emocionues", deklaroi Klitchko në video-n e postuar në llogarinë personale nëTwitter.

Klitchko vlerësohet nga kundërshtarët dhe specialistët e boksit për disiplinën, aftësinë teknike në goditje dhe mbrojtje, përqëndrimin dhe staminan.

Në raport me kundërshtarët ai tregohej i kujdesshëm në deklaratat për shtyp dhe ruante gjakftohtësinë përballë ҫdo provokimi verbal.

Pas tërheqjes së vëllait të Vitali në vitin 2013, periudha e dominimit të kategorisë "Heavyweight" e ashtëquajtuar" Epoka e Klitchko-ve" mbyllet përfundimisht duke lënë pas një trashëgimi suksesi dhe dominimi në sportin e boksit.

Ish-boksierë si Lennox Lewis etj., kanë falenderuar Klitchkon për gjithçka që i dha sportit të të boksit.

Edhe pse u mposht me TKO nga Joshua, shumë specialistë dhe fansa të boksit e konsiderojnë mbylljen e karrierës së Klitchko si tërheqje prej një Gentleman-i dhe ai demonstroi sërish madhështi përballë një rivali më të ri në moshë dhe më agresiv si Joshua, i cili shikohet si një pasardhëës i denjë i Wladimir Klitchko-s.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...