Wojciech Szczesny tërhiqet nga kombëtarja polake, portieri i Juves: Yildiz në garë për Topin e Artë

Wojciech Szczesny tërhiqet nga kombëtarja polake, portieri i Juves: Yildiz në garë për Topin e Artë

Wojciech Szczesny

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny ka bërë me dije se do tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar pas Euro 2024. Ai do jetë pjesë e finaleve me Poloninë, ndërsa për "FootTruck" tha se talenti i Juves, Kenan Yildiz brenda pesë viteve të ardhshme do jetë në garë për Topin e Artë.

"Polonia? Mund të them se do të ndalem pas Euro 2024. Më lejoni t'ju them, mund të jetë ende e vështirë të flasim pas Kampionatit Evropian. Askush nuk do më heqë këtë mendim dhe familja ime i di planet për të ardhmen.

Nuk ka kuptim të filloj një cikël të ri në ekipin kombetar. Për të qëndruar në kombëtare dhe për të luajtur disa ndeshje të Ligës së Kombeve, mendoj se është më mirë t'ua lëmë të tjerëve detyrën e përgatitjes së serisë së re të Botërorit", tha portieri.

Më pas ai shtoi se talenti i Juves, turku Yildiz do jetë lojtari i së ardhmes.

"Vë bast që Kenan Yildiz do të nominohet për Topin e Artë brenda 5 viteve. Kam luajtur me shumë lojtarë, por nuk kam parë kurrë një talent të tillë. Jam i bindur se do ta fitoj këtë bast", tha polaku 33-vjeçar.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë