Wolfarth: Mbyllni reformen
President konsesual

Wolfarth: Mbyllni reformen <br />President konsesual
SHENGJIN- Palët politike në Shqipëri të mbyllin brenda afatit reformën zgjedhore. Këshilla vjen nga ambasadori I OSBE në Tiranë Eugen Wolfarth. Përmes një deklarate dhënë nga Shëngjini ku ndodhej sot Wolfarth kreu i OSBE ka apeluar gjithashtu edhe për një president konsesual të pranuar nga të gjitha palët në vend.
“Shpresoj që palët të mbyllin brenda afatit reformën zgjedhore-është shprehur Wolfarth- jam optimist për frymën e bashkëpunimit që ekziston mes palëve” ka deklaruar ai.
Wolfarth është ndalur dhe në numërimin elektronik, për të cilin sic u shpreh ai pas sugjerimeve të ODIHR do të jetë komisioni i reformës zgjedhore që do vendosë.
“Koha e mbetur përpara zgjedhjeve nuk mjafton për të instaluar teknologjinë e re por edhe për të trajnuar njerëzit që do të menaxhojnë identifikimin dhe numërimin elektronik”-tha Wolfarth.
Wolfarth ka folur dhe për Presidentin e ri duke përsëeritur qëndrimin e njohur të tij mbi nevojën e zgjedhjes së një presidenti konsesual të pranuar nga të gjitha palët.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT