Wollfarth: Arsim fëmijëve për të
ndryshuar jetën e komunitetit Rom
Përpjekjet për përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit Rom në Shqipëri duhet të kalojnë përmes arsimimit të fëmijëve. Ky është mendimi i ambasadorit të OSBE në Shqipëri, Eugen Wollfarth, i shprehur përmes një komunikate për shtyp në prag të 8 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve.
TIRANE - Përpjekjet për përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit Rom në Shqipëri duhet të kalojnë përmes arsimimit të fëmijëve. Ky është mendimi i ambasadorit të
OSBE në Shqipëri, Eugen Wollfarth, i shprehur përmes një komunikate për shtyp në prag të 8 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve.
“Përmes shkollimit të mirë fëmijët Romë do të kenë mundësi më të mëdha për të hyrë në botën e të rriturve me shanse të barabarta në shoqëri. Arsimi do të shërbejë për t’i hapur rrugën qasjes më të mirë në punësim, si dhe angazhimit të plotë në jetën qytetare dhe atë politike”, tha Ambasadori Wollfarth.
Sipas tij, “ndjekja e shkollës nga ana e fëmijëve Romë së bashku me nxënësit e tjerë shqiptarë duhet të jetë në krye të një qëndrimi të integruar për të ndihmuar zhvillimin e komunitetit Rom. Përqindja e lartë e braktisjes së shkollës nga ana e fëmijëve Romë mbetet një shqetësim i madh për ne sepse ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave arsimore të Romëve”.
“Nevojitet zbatimi i plotë i Strategjisë Kombëtare për përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit Rom, si dhe i angazhimeve të Shqipërisë në kuadrin e Dekadës së Romëve, ndërkohë që duhen zhvilluar më tej mekanizmat ekzistues, duke përfshirë këtu nismat qeveritare për pajisjen e fëmijëve Romë me libra falas,” shtoi ambasadori i OSBE.
“Njëkohësisht, prindërit Romë duhet të jenë plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë dhe vlerën e shkollimit. U takon prindërve që të zgjedhin në favor të shkollimit si e vetmja rrugë për të siguruar mundësi më të mira jetësore për të ardhmen për fëmijët e tyre,” përfundoi ambasadori.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7597
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56