Wollfarth: Bashkëpunim për
integrimin dhe zgjedhje të lira
Nga qyteti i Poliçanit ku ka vizituar uzinën ushtarake, Wollfarth kërkoi nga palët të gjejnë konsensus për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat.
POLIÇAN - Ambasadori i
OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth i ka bërë apel partive politike të bashkëpunojnë për integrimin e vendit. Nga qyteti i Poliçanit ku ka vizituar uzinën ushtarake, Wollfarth kërkoi nga palët të gjejnë konsensus për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Për 100 vitet e tjera do të doja të inkurajoja të ketë bashkëpunim më të madh, ku bëhet fjalë për arritjen e qëllimeve kombëtare. Mesa kuptoj përveç paqes një objektiv tjetër kombëtar shumë i rëndësishëm është dhe bashkimi me BE-në dhe kjo ka nevojë për një bashkpunim shumë të madh. Procesi i reformës është një punë e madhe që duhet bërë dhe ka nevojë për kontributin dhe për bashkpunimin e të gjithëve, pra ne këtë e quajmë bashkëpunim. Ky lloj bashkëpunimi duhet të vazhdojë dhe në vitin 2013 që është një vit zgjedhor. Procesi i zgjedhjeve të 2013 duhet të jetë i ndershëm dhe me standard europiane”, u shpreh Wollfarth.
Ambasadori i OSBE-së dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Carola Muller-Holtkemper ishin mesditën e sotme në Kombinatin Mekanik të Poliçanit ku janë dhuruar disa pajisje të reja për linjat e demontimit, vizitë gjatë të cilët ata u shoqëruan nga zv/ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu, shefi i Shtabit të Përgjjithshëm të FA, Gjeneral Xhemal Gjunkshi si dhe pushtetarë lokalë. Pasi, është zhvilluar ceremonia e dhënies së pajisjeve në repartin e demontimit është zhvilluar inspektimi i procesit të punës nga dy ambasadorët.
“Gjatë viteve të fundit Shqipëria ka bërë shumë progres dhe ajo këshillë që mund t’i jepja unë është të vazhdoni kështu, të vazhdoni ketë proces. Edhe për politikanët shqiptar pikërisht këtë mesazh do të jepja, që të përmbushen ato kritere dhe të vazhdojnë përpara në rrugën drejt integrimit”, u shpreh Carola Muller-Holtkemper.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
73.5%
-
Jo
22.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15