TIRANE - Kreu i shtetit Bujar Nishani ka deklaruar se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka një ligj të veçantë antidiskriminim. Duke folur në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Nishani ka paraqitur edhe një sërë arritjesh që janë bërë nga shoqëria shqiptare në këtë drejtim.
“Sot Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka një ligj të posaçëm antidiskriminim, ku në mënyrë të posaçme mbrohen pakicat për shkak të orientimit të tyre seksual”, - tha Presidenti.
Kreu i shtetit ka theksuar më tej se një nga sfidat kryesore të shoqërisë shqiptare është raporti mes të drejtës së lirisë individuale përballë të drejtës dhe lirisë së tjetrit.
Ambasadori i OSBE , Eugen Wollfarth duke u ndalur te e shkuara e Shqipërisë tha se askush nuk është perfekt, por duhet të punojmë të gjithë së bashku për të mbrojtur të drejtat e njeriut.
“Në fakt burra dhe gra, kudo qofshin ata, në Parlament, në qeveri, ushtri, polici, në sistemin e drejtësisë, në shërbimin e ri të provës që tashmë është ngritur, në institucionin e Avokatit të Popullit kudo, burra dhe gra punojnë bashkë për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Është pikërisht pjesëmarrja në gjithë këtë përpjekje, është pikërisht të bërit e gjithë kësaj përpjekjeje në mënyrë të përbashkët që ka rëndësi”, - u shpreh Wollfarth.
Në këtë aktivitet të organizuar nga OSBE, ishin të ftuar personalitete të larta nga politika, ambasadorë të akredituar në Tiranë, si ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, i Bashkimit Evropian Ettore Sequi, ambasadorja gjermane Holtkemper .
(kz/Gre.M/Shiqptarja.com)
/Shqiptarja.com