Wollfarth i OSBE, fundjavë në
Sarandë në bordin e një jahti
Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, ka zgjedhur bordin e një jahti dhe bregdetin e Sarandës për të pushuar këtë verë. Paparaci e fotografoi ambasadorin që në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që sipas informacioneve, gjithë fundjavën ka ndërmend ta shpenzojë në Sarandë.
SARANDE - Ambasadori i
OSBE në Shqipëri duket i "dashuruar" me vendin e shqiponjave, aq sa edhe pushimet preferon ti bëjë në tokën shqiptare. Dhe jo dosido. Paparaci ynë e fotografoi ambasadorin e OSBE Eugen Wllfarth, në bordin e një jahti privat duke pritur ose daljen në det të hapur, ose qëndrimin aty për të mos u ekspozuar shumë në rrezet e diellit.
Sido që të jetë, dihet se ambasadorit të OSBE i pëlqejnë shumë aktivitetet ndryshe nga politika në Shqipëri. E ka shprehur edhe vetë që ka dëshirë të shikojë dhe të vizitojë vende të ndryshme, e për më tepër të provojë edhe prodhimet shqiptare. E këtë radhë, ka vendosur ndryshe. Ka vendosur të ekspozohet edhe publikisht në një jaht ankoruar në brigjet e Sarandës.
Sigurisht që ambasadori i OSBE e di se në Shqipëri ekziston moratoriumi për skafet e jahtet. Pjesa më e madhe e atyre që i përdorin jahtet i kanë në emër të shtetasve të huaj, madje edhe me flamuj të huaj se shqiptarëve nuk u lejohen. Megjithatë, duke e pranuar këtë procedurë që është diskriminuese për turizmin, ndoshta edhe ambasadori i OSBE do të ndërgjegjësohet që të ketë edhe ndryshim të legjislacionit në këtë fushë, një nismë që është ndërmarrë edhe nga Partia Socialiste por që nuk ka rezultuar e suksesshme.
(Në rreth ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth)E rëndësishme tani për tani është që ambasadori i OSBE, si gjithë politikanët shqiptarë, është duke shijuar pushimet, edhe pse ditën e djeshme në Sarandë ka pasur shumë ankesa për mungesën e energjisë elektrike. Një pjesë e madhe e pushuesve shqiptarë, janë drejtuar drejt vendeve të tjera, për shkak të mungesës së infrastrukturës.
Në shtator priten zhvillime të vrullshme politike dhe të gjitha palët, përfshi edhe trupin diplomatik, kanë vendosur të çlodhen gjatë gushtit për të pasur energjitë e duhura në shtator. Gjatë atij muaji do të diskutohet edhe për çështjen e imunitetit, për çështjen e kërkuar nga opozita për reformën në drejtësi, por edhe për çështjen e reformës parlamentare dhe të tjera zhvillime për zgjedhjet.
(gm/Shqiptarja.com)
(Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
82.6%
-
Jo
13.5%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 518
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15