Wollfarth: Jeni vend
sovran, e keni vetë fajin
Kreu i Prezencës së OSBE në Tiranë ka re aguar në mënyrë të menjëherëshme ndaj kritikave të shqoërisë civile.
Kreu i Prezencës së
OSBE në Tiranë ka reaguar në mënyrë të menjëherëshme ndaj kritikave të shoqërisë civile. "Do të doja të komentoja sa i përket çështjes nëse ne duhet të jemi më shumë të pranishëm gjatë një procesi që duhet të jetë sovran, në një vend sovran. Në kontekstin e reformës së Kodit ose të reformës zgjedhore, teknika e përdorur nga OSBE/ODIHR-i është të ofrojë këshillë në bazë të rezultateve të vëzhgimit gjatë zgjedhjeve dhe, më pas, në bazë të përfundimeve dhe rekomandimeve", deklaroi Uollfarth. Për të cilin, e rëndësishme në një vend sovran është që kjo të bëhet nga përfaqësuesit e tij, duke përfshirë edhe diskutimet publike. "S'janë të huajt që duhet të drejtojnë një vend të pavarur, janë qytetarët e këtij vendi që e drejtojnë këtë vend. Askush nga ODIHR-i nuk do të vijë këtu për të dhënë udhëzime apo për të imponuar zgjidhje. Kjo është thjesht një ofertë. Ai që vendos është parlamenti. Por, edhe jashtë parlamentit, është e rëndësishme që kjo të ndiqet nga partitë politike, nga drejtuesit e tyre, nga shoqëria civile dhe nga media, në mënyrë që të ketë diskutim dhe presion për të ecur përpara, për të pasur drafte të mira dhe një përfundim të mirë", tha ambasadori. I cili ka nënvizuar se ky proces shoqërohet nga OSBE/ODIHR, por ndryshimi qëndron në faktin që shoqërohet, nuk drejtohet nga OSBE/ODIHR. "Ky është ndryshim shumë i rëndësishëm: duhet të jetë gjithmonë një proces shqiptar, i drejtuar nga shqiptarët. Dua t'ju kujtoj që Shqipëria është një vend sovran që duhet respektuar, por kjo sjell dhe përgjegjësi. Fajësimi i atyre që janë jashtë Shqipërisë për diçka që duhet të vendoset këtu, nuk është mënyra e duhur. Është mënyra e gabuar, jo e drejtë dhe një shfajësim i papranueshëm për mosveprimin", thotë Uollfarth. Për të, ndihma që vjen nga OSBE/ODIHR e nga institucione të tjera si, Këshilli i Evropës, është aty dhe ajo është një këshillë, jo një urdhër. "Është një ofertë për këshillë që duhet respektuar e zbatuar këtu. E nëse ky zbatim s'ndodh, fajësoni shqiptarët, mos fajësoni ndërkombëtarët", thotë ambasadori.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
82.7%
-
Jo
13.3%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 504
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15