Wollfarth-Llallës: Kopsitni mirë
dosjet e zyrtarëve të korruptua
Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth zhvilloi sot paradite një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Wollfarth: Dëshmoni vendosmërinë politike dhe për të kthyer besimin e publikut te gjyqësori.
TIRANE- Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe roli thelbësor i Prokurorisë së Përgjithshme në forcimin e shtetit të së drejtës janë dy çështjet kryesore të cilat u disktuan mes ambasadorit të
OSBE-së Eugen Wollfarth dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Takimi zhvillua paraditen e sotme për gati 30 minuta në Prokurorinë e Përgjithshme dhe përfundoi pa asnjë deklaratë për gazetarët e vendosur para derës së prokurorisë për të pasqyruar takimin.
Pak kohë më vonë zyra e shtypit e OSBE-së bëri të qartë qëllimin e takimit:
“Lufta kundër krimit të organizuar, përfshirë krimin ndërkufitar, si edhe kundër korrupsionit, është parësore në sigurimin e stabilitetit në vend, në rajon dhe në nivel global”, tha Wollfarth. “Dhënia e vendimeve të mirëarsyetuara e të përshtatshme, në rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, do të ishte një masë pozitive të dëshmuar vendosmëri politike dhe për të kthyer besimin e publikut te gjyqësori”- thuhet në njoftimin për shtyp të OSBE-së.
Wollfarth siguroi Llallën se Prezenca e OSBE-së, në kuadër të qëllimit të saj kryesor për të promovuar shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe për të konsoliduar institucionet demokratike, do të vijojë ta mbështesë dhe ndihmojë Prokurorinë e Përgjithshme.
Takimi zhvillohej ndërkohë që në Gjykatën e Tiranës do të jepeshin konkluzionet e avokatëve mbrojtës për vrasjen e 4 protestuesve të 21 janarit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.7%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2567
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15