“Ka pasur përmirësime domethënëse në sistemin e burgjeve, përmes ndërtimit të mjediseve të reja dhe ngritjes së sistemit të ri të shërbimit të provës, ky i fundit me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së. Ne presim të shohim një përmirësim të mëtejshëm të shërbimeve mjekësore profesionale në të tërë sistemin e burgjeve, një fushë ku institucionet shqiptare duhet të bëjnë akoma përparim”, tha Wolfarth,
Bazuar në monitorimin e këtij burgu, Prezenca ka përgatitur rekomandime praktike për të ndihmuar autoritetet shqiptare në përmirësimin e situatës në burgje, ndërsa vlerësoi stafin e burgut për nivelin e lartë të përkushtimit profesional, megjithë kushtet shumë sfiduese dhe të vështira ku punojnë.
Duke theksuar mandatin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri në provimin e të drejtave të njeriut, ambasadori Wollfarth tha: “Ka pasur përmirësime domethënëse në sistemin e burgjeve, përmes ndërtimit të mjediseve të reja dhe ngritjes së sistemit të ri të shërbimit të provës, ky i fundit me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së. Ne presim të shohim një përmirësim të mëtejshëm të shërbimeve mjekësore profesionale në të tërë sistemin e burgjeve, një fushë ku institucionet shqiptare duhet të bëjnë akoma përparim”.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
