Wollfarth: Në demokraci të
re, edukimi është thelbëso

Wollfarth: Në demokraci të<br />re, edukimi është thelbëso
TIRANE- Shqipëria është një vend me demokraci dhe popullsi të re dhe edukimi është thelbësor. Ky është mesazhi i ambasadorit të OSBE-së, Eugen Wollfarth  në një takim të zhvilluar sot me krerët më të lartë të shtetit dhe nxënësit më të mirë të Shqipërisë.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kishte organizuar një vizitë studimore të 50 nxënësve të klasave të nënta dhe të dhjeta nga Vlora, Kukësi dhe Tirana, gjatë së cilës ata u takuan me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

“Shqipëria është një vend me demokraci dhe popullsi të re. Ajo ka nevojë për qytetarë aktivë për të ndërtuar të ardhmen e saj dhe edukimi është thelbësor për zhvillimin e një qytetarie aktive. Frymëzimi vjen përmes përvojës së drejtpërdrejtë dhe kjo vizitë studimore është një mundësi e shkëlqyer për këta të rinj që të takohen personalisht me udhëheqësit e tyre,” nënvizoi kryetari i Prezencës së OSBE-së.

PROJEKTI
Vizita studimore është pjesë e një projekti të Prezencës për ndërtimin e qytetarisë aktive. Në kuadër të projektit, është bërë një vlerësim i kurrikulës së edukatës qytetare dhe mënyrave të mësimdhënies, si dhe do të hartohet një projekt-reformë, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Institutin e Zhvillimit të Kurrikulës.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi