Wollfarth në Fier: Të dyfishohen
përpjekjet për fëmijët në nevojë
Gjatë vizitës në Fier, ambasadori Wollfarth nxiti autoritetet t'i japin burime të mjaftueshme Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe bëri thirrje për një rol më proaktiv nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.
FIER - Prezenca e
OSBE-së në Shqipëri, gjatë muajve nëntor-dhjetor, ndihmoi fëmijët në nevojë urgjente, në disa qytete, duke i pajisur me mjete themelore jetese dhe shkollimi.
Sipas një njoftimi për shtyp nga OSBE, fëmijët u identifikuan si në nevojë nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve në bashkitë e Fierit, Lushnjës dhe Beratit, si edhe nga streha "Vatra" në Vlorë.
Sendet e dhuruara, që përfshinin ushqime, pajisje shkollore, lodra dhe veshje dimërore, iu dorëzuan punonjësve socialë dhe familjeve të fëmijëve, gjatë vizitave të zhvilluara nga kreu i Prezencës, Ambasadori Eugen Wollfarth.
Gjatë vizitës në Fier, ambasadori Wollfarth nxiti autoritetet t'i japin burime të mjaftueshme Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe bëri thirrje për një rol më proaktiv nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.
"E vërteta është se në këtë vend ka tepër fëmijë në nevojë të skajshme, shumë viktima të rrethanave tragjike, nga dhuna në familje te trafikimi, abuzimi apo situata të tjera të tmerrshme. Është e rëndësishme që institucionet t’i dyfishojnë përpjekjet për të mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e tyre", tha ai.
"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vijojë të mbështesë përpjekjet institucionale për të rritur mbrojtjen e fëmijëve dhe gëzimin e plotë të të drejtave të tyre të njeriut", vijoi ambasadori”.
Prezenca e OSB-së ka ndihmuar në ngritjen e Njësive Antitrafik dhe në hartimin e planeve të veprimit, si dhe ka mbështetur ngritjen e Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve e të komisioneve shumëdisiplinore në nivelin e qeverisjes vendore.
*ATSH
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
73.7%
-
Jo
22.7%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15