Wollfarth përsëri në Elbasan:
Keni krijuar impakt te qytetarët

Wollfarth përsëri në Elbasan: <br />Keni krijuar impakt te qytetarët
ELBASAN - Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, priti sot në një takim kreun e prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth. Në takimin e ngrohtë e miqësor, ambasadori Wolfarth shprehu kënaqësinë që ai ka sa herë që viziton qytetin e Elbasanit, dhe kjo pohoi ai, “vërehet më së miri në faktin se e vizitoj qytetin e Elbasanit për herë të katërt”, njoftohet në një komunikatë për shtyp të Bashkisë së qytetit.
Në këtë takim Wollfarth foli në mënyrë të veçantë edhe për marrëdhëniet që administrata e Bashkisë Elbasan kanë krijuar me qytetarët. “Për ne është e rëndësishme të kemi marrëdhënie të ngushta me njësitë vendore, dhe Elbasani është një qytet që na i ka ofruar këto mundësi. Bashkia e Elbasanit, si një qeveri vendore, ka krijuar një impakt të drejtpërdrejtë tek qytetarët, dhe kjo është një arsye përse ne jemi këtu sot.”
Ambasadori Wollfarth e siguroi Sejdinin se kjo vizitë e tij për herë të katërt në qytetin e Elbasanit, nuk do të jetë e fundit.
Ndërsa nga ana tjetër Kryetari i Bashkisë përfitoi nga rasti për të falënderuar personalisht ambasadorin Wollfarth, si dhe të gjithë vëzhguesit e OSBE-së, për kontributin e çmuar që dhanë në zgjedhjet e pushtetit vendor, të datës 8 Maj 2011. “Unë ju falënderoj për punën e mirë që keni bërë, por edhe për iniciativën e shkëmbimit të mendimeve mbi Reformën Zgjedhore në vend. Gjithashtu do të vlerësoja dhe shkëmbimin e mendimeve rreth problemeve të reformës zgjedhore rreth kontributeve që mund të japin të zgjedhurit vendor në këtë drejtim për një lobim të mundshëm të të gjithë të zgjedhurve vendor për mbarëvajtjen e këtij procesi”.
Axhenda e Ambasadorit Eugen Wollfarth ka vijuar më pas me një orë leksioni me studentët e pedagogët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, me temën “Demokracia, Qytetaria Aktive, Zgjedhjet dhe Paqja Sociale”, duke përçuar tek gjenerata e re mesazhin “Formësoni të ardhmen tuaj, mbroni demokracinë çdo ditë”.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja