Mazhoranca dhe opozita arritën të gjejnë konsensusin e shumëkërkuar, për të rënë dakord për ngritjen e tre komisioneve parlamtare.
Ngritja e komisionit vjen pas apeleve të shumta të ndërkombëtareve për reformën zgjedhore, një ndër kushtet kyçe për integrimin në Bashkimit Europian. Mesazhi i fundit ishte ai i bërë nga ambasadori i OSBE-së, Eugen Ëollfarth javën e kaluar kur kërkonte ngritjen në mënyrë urgjente të komisionit dhe fillimin e punës për reformëm zgjedhore.
Eugen Wollfarth përshëndeti sot konsensusin e arritur mes mazhorancës dhe opozitës sa i takon reformave kyçe dhe asaj zgjedhore.
“Përshëndes vendimin e Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit për ngritjen e Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe për të çuar përpara axhendën e ligjeve të tjera reformuese, të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Marrëveshja ndërpartiake, që u arrit sot, është një hap vendimtar, që tani kërkon miratim formal dhe përfundimtar në seancë plenare, gjë të cilën shpresojmë ta shohim këtë të enjte”, theksoi Wollfarth.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA