Wollfarth: Për presidentin e ri
zgjidhni disa kandidatë

Wollfarth: Për presidentin e ri<br />zgjidhni disa kandidatë
TIRANË – Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Ëollfarth deklaroi sot se partitë politike duhet ta përdorin sa më mirë kohën e mbetur për të propozuar një kandidat apo pse jo edhe disa kandidatë të përshtatshëm. Pas një aktiviteti ku ishte i ftuar të merrte pjesë, Ëollfarth,
u pyet nëse mendon se do të ketë konsensus mes palëve për zgjedhjen e Kreut të Shtetit, kur Kushtetuta parashikon se ai mund të zgjidhet edhe vetëm me votat e mazhorancës.
“Kushtetuta aktuale vërtet e lejon këtë, por është shumë e rëndësishme që të përdoret sa më mirë koha e mbetur për të gjetur një kandidat apo disa kandidatë të përshtatshëm”, është përgjigjur ambasadori.


Cili është mendimi juaj në lidhje me reformën zgjedhore, për atë çfarë partitë politike po bëjnë dhe për hapat që duhet të ndërmerren? Jeni i kënaqur me atë çfarë është bërë deri tani?
Hapa të rëndësishëm janë marrë, por ka mbetur ende edhe shumë punë për të bërë. Koha deri në fund të muajit nuk është shumë e gjatë. Fundi i prillit është vetëm disa ditë larg. Është e rëndësishme të përdoret sa më mirë kjo kohë për të arritur rezultate bazuar mbi këtë klimë konstruktive, për ta ruajtur këtë klimë e për ta përdorur atë sa më mirë për të hartuar një projekt-propozim të mirë për Kodin e ri Zgjedhor.

Cili është mendimi juaj në lidhje me gjykatën administrative, për faktin që nuk është arritur ende konsensus? Është menduar të krijohet një kolegj civil nga gjykata e larta, por ende nuk është arritur një marrëveshje. Çfarë mendoni se i pengon partitë politike të arrijnë një konsensus në lidhje me këtë çështje kaq të rëndësishme?
Përpara se të miratohet një ligj kaq i rëndësishëm, padyshim, duhen zhvilluar diskutimet e duhura. Do të dëshiroja shumë që konsensusi të arrihej në të ardhmen e afërt, sepse kjo është shumë e rëndësishme për investimet në Shqipëri dhe për zhvillimin ekonomik të saj. Vendet e punës janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë.

Gjithmonë përpara zgjedhjeve, forcat politike bëjnë ndërhyrjen në legjislacionin zgjedhor. A është kjo një gjë serioze dhe si mund të zgjidhet?
Diskutimi për Kodin Zgjedhor zhvillohet në komisionin e posaçëm parlamentar, ku palët e përfaqësuara në parlament janë të pranishme. Nuk kam gjë të tjetër për të shtuar, ai është vendi i duhur për të diskutuar. Gjithashtu, ka qenë edhe nevoja për komunikim me shoqërinë civile [si, për shembull, në grupin e punës së javës së kaluar], një vendim shumë i rëndësishëm, por elementi më i rëndësishëm është diskutimi dhe përgatitja brenda komisionit parlamentar.

Sa efikas është numërimi elektronik?
Mund të jetë efikas, por kjo varet nga sistemi i përzgjedhur. Çështja më e rëndësishme është të ketë besim midis njerëzve, midis operatorëve dhe kjo është diçka që nuk mund të zëvendësohet. Besimi mes njerëzve është element thelbësor në ndërtimin e demokracisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve.

(aq/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)