Ambasadori Wollfarth i bëri këto deklarata nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, ku ndodhej për të uruar festën e Sulltan Novruzit. Ai përfitoi nga rasti për të shprehur urimin e tij për një zhvillim paqësor në Shqipëri dhe sidomos me axhendën e reformave.
“Politika konstruktive është gjëja më e mirë që mund të kemi në kohë paqësore – deklaroi ambasadori i OSBE në Tiranë - dhe pikërisht këtë do të doja të shihja në një ditë të bukur si kjo. Si prezencë e OSBE-së kemi bërë një punë të madhe për të kërkuar mbarimin sa më shpejt të reformës zgjedhore, duke pasur parasysh të gjitha aspektet e reformës, si reformimin e kodit zgjedhor. Kjo reformë është pjesë e një axhende më të gjerë refomash si reforma në gjyqësor apo reforma parlamentare, si dhe aspekte të brendshme të ketyre reformave”, tha Wollfarth.
(im/shqiptarja.com)