TIRANË – Në ditën e fundit të afatit për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, OSBE ka kërkuar nga politika shqiptare të miratojë draftin e hartuar nga komisioni kuvendor. Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth ka hyrë në selinë e Partisë Socialiste rreth orës 9.00 ku është pritur nga kryesocialisti Rama. Pas takimit prej 45 minutash, diplomati i OSBE ka deklaruar për gazetarët se ka ardhur momenti që politika të marrë vendimin final për draftin.

“Përgëzova Ramën për punën e mirë të bërë për reformën zgjedhore. Drafti i Kodit Zgjedhor përbën një tekst të shkëlqyer dhe duhet vetëm hapi final në politikë. Është bërë punë konstruktive.”, tha Wollfarth.

Duke folur për procesin e zgjedhjes së presidentit, Wollfarth shprehu sigurinë se palët do gjejnë konsensus për emrin e tij.

“Deri tani është bërë punë konstruktive për zgjedhjen e një presidenti konsensual. Shoh linja dialogu mes udhëheqësve, pres proces të hapur e transparent”, tha kreu i OSBE në Tiranë.

(aq/shqiptarja.com)