World University Service - Bursa për Studentët në Shqipëri

World University Service - Bursa për Studentët në Shqipëri 

Bursa për Studentët në Shqipëri
 
University World Service (WUS) promovon me 50 bursa studentët shqiptarë të universiteteve shtetërore Shqiptare për të studiuar në Shqipëri.
Qëllimi i këtij programi është të lehtësojë elitëne arsimuar shqiptare dhe punëtorët e rinj të kualifikuar në Shqipëri, për zhvillimin e perspektivës profesionale në të ardhmen.
Këto bursa i adresohen studentëve në fazën përfundimtare të studimeve të tyre, të sapo diplomuarve (tashmë kanë përfunduar studimet) dhe studenteve qëdo të përfundojnë studimet në vitin 2018. Preferohen aplikante dhe aplikantë me të ardhura të pakta familjare dhe rezultate të miraakademike.
Përveç një burse mujore prej 250,00 €, studentët apo ata që janë në fillimet e karrieres do të përfitojnë këshillime dhe trajnime për teknikat e aplikimit, sipërmarrjen, karrieren dhe për ofertat e praktikave të punës. Gjatë periudhës maksimale 6-mujore të bursës, studentët, në varësi të llojit të bursës, do të marrin pjesë në trajnime për aplikim për punë si dhe për të filluar një biznes të ri (trajnime individuale dhe në grupe).
Ky projekt do të realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë, Energjisë, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal në Hessen.
World University Service është një Organizatëndërkombëtare e nxenësve dhe arsimtarëve në sektorin e arsimit dhe angazhohet për të drejtat e njeriut në arsim dhe krijimin e strukturave të barabarta sociale dhe politike. WUS është aktiv në më shumë se 50 vendë të botës.
 
Afati i Aplikimit është 15 Shtator 2016.
Informacione të mëtejshme si dhe formularët e aplikimit, i gjeni në adresën www.surplace-albania.de ose direkt nëpërmjet Znj. Eda Terezi, [email protected] - Koordinatore e Projektit për Shqipërinë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës