Monica Bellucci është një nga femrat më të bukura në mbarë botën. Italiania ka qenë gjithmonë 'kryefjala' e medias botërore, që prej fillimit të karrierës së saj artistike. Edhe tani që është 54 vjeç ajo mbetet e adhurueshme. Monica ka bërë një transformim në pamjen e saj dhe të gjithë shtangën.
Nga brune e përhershme ajo ka ndarë në rrejtët sociale disa foto ku duket bionde dhe me flokë të prerë. Ajo ka realizuar një set fotografik për revistën “Soon” ku shfaqet tejet elegante si gjithmonë me ndryshimin e ri.
Bellucci është prej kohësh në një lidhje dashurie me skulptorin 36 vjeçar nga Franca, Nicolas Lefebvre.
Komento