Këtë fundvit dy këngëtaret e njohura shqiptare do të na nderojnë me prezencën e tyre në sfilatën më të njohur të veshjeve intime në botë. Bëhet fjalë për “Victoria’s Secret”. Rita Ora dhe Bebe Rexha do të peformojnë në këtë spektakël që do të zhvillohet në New York dhe kjo tashmë është zyrtare.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë drejtuesit e kompanisë, shkruan “Elle”. Këngëtarët e tjerë do të jenë Shaën Mendes, Halsey dhe The Chainsmokers. Gjatë sfilatës modelet do të përformojnë nënë ritmet e këngëve të dy artisteve shqiptare.
Dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha