KORCE - Piktori Sotiraq Xega, i diskutuar së fundmi mbi odisenë e vjedhjes së pikturave në Galerinë “Guri i Madh” në Korçë, në të cilën janë arkivuar rreth 700 veprat në pikturë, në një intervistë dhënë për A1 Report, u bën thirrje piktorëve që janë gjallë që të marrin veprat e tyre nga galeria dhe t’i restaurojnë “pas dëmit që u është shkaktuar në mjediset e fondit, në mënyrë të përsëritur".
Në vijim ai mohon dhënien për restaurim të veprave të piktorit Vangjush Mio. Sipas tij ato asnjëherë nuk kanë dalë me dijeninë e tij nga galeria edhe pse një pjesë ishte e dëmtuar.
Gjithashtu, piktori Xega bën të ditur se nuk e di nëse pikturat e dhëna për restaurim bëjnë pjesë në ato që rezultojnë të humbura sipas kontrollit të auditit, pasi ende nuk është bërë publike se të kujt janë 34 veprat e tjera të humbura përveç , 27 të piktorit Vangjush Mio.
Disa ditë më parë violinisti me famë botërore Jani Papadhimitri në një intervistë për A1 Report ndërsa ka dënuar veprimin e kryer, është shprehur se nuk e di fatin që kanë patur pikturat e nënës së tij, piktores së parë shqiptare, Sofia Zeko Papadhimitrit. Lidhur me këtë piktori Sotiraq Xega, i cili për një periudhë dhjetë vjeçare ka mbajtur çelësat e galerisë së arteve është shprehur se veprat e Sofia Papadhimitrit në periudhën që ai kishte galerinë ndodheshin aty, por nuk e di se çfarë fati kanë pasur ato pasi ai ka dorëzuar çelësat e fondit të galerisë.
Ndërkohë për zhdukjen e 61 veprave në pikturë vazhdojnë hetimet. Sipas informacioneve zyrtare nga policia është kërkuar dhe ndihma e interpolit, pasi për shkak të vlerës së tyre ato mund të kenë dalë dhe jashtë vendit.

LAJMET MË TË VLERËSUARA