TIRANE- Pas deklaratave të kreut të opozitës Lulzim Basha, se në 6 muaj qeverisje, kabineti “Rama” ka mbjellë vetëm pasiguri e rënie ekonomike, ka reaguar Partia Socialiste, nëpërmjet deputetes Olta Xhaçka. Sipas saj, Lulzim Basha nuk është personi i përshtatshëm për të folur për mospërmbushje premtimesh, pasi në gjithë këto vite si kryebashkiak, nuk ka realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.
 
Deputetja Xhaçka u shpreh se “6 muaj janë pak për t’i realizuar të gjitha, e megjithatë renditi një sërë veprimesh të marra nga qeveria, në drejtim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë ekonomike”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)