Xhaçka: Kokëdhima po bënte të
njëjtën gjë si PD, përjashtimi i drejtë

Xhaçka: Kokëdhima po bënte të<br />njëjtën gjë si PD, përjashtimi i drejtë
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ka folur për arsyen e shkarkimit të Koço Kokëdhimës në Asamblenë e PS-së.

Xhaçka tha se brenda partisë nuk mund të ketë kritika që janë në të njëjtën linjë me opozitën

Asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodh. Për sa i përket Kokëdhimës ishte vendim i drejtë i Asamblesë së PS që vendosi të shkarkonte atë si Sekretar, jo për faktin se dilte kundra disa ideve të partisë, por se bën të njëjtën gjë që bën opozita, kritikon me të njëjtën gjuhë qeverinë. Cilido që ndjek një rrugë të tillë në parti, në këtë familje politike që punon sipas disa rregullave.

Jo domosdoshmërisht duhet të të pëlqejë puna e qeverisë por ka shumë mënyra për të bërë kritikë.  Nuk duhet çuar deri në fund kapriço e një personi. Ka një vendimmarrje që duhet ta respektojnë, ajo është vendimmarrje e shumicës. Duhet të ndjekin një rrugë brenda partisë.

Bëje përmes votës. Nëse të gjithë janë trushkulur dhe ky person është i duhuri kjo është tjetër histori. Por kemi rregulla bashkëjetese, dhe jemi demokraci ku mendimin tonë e shprehim nëpërmjet votës”
, tha Xhaçka në "Studio e Hapur".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Furgoni i udhëtarëve karambolohet me kamionin në Pogradec, plagosen 2 pasagjerë! Një i lënduar dhe pas përplasjes së veturës me eskavatorin në Cërrik

Furgoni i udhëtarëve karambolohet me kamionin në Pogradec, plagosen 2 pasagjerë! Një i lënduar dhe pas përplasjes së veturës me eskavatorin në Cërrik