Xhaçka: Qytetarë, dilni në protestë me
trafikantët dhe "dhëndrrin" e SHQUP-it
Partia Socialiste i ka bërë një “kundërofertë” qytetarëve shqiptarë, të ftuar nga PD-ja për të dalë në protesta kundër trafikut të drogës. Deputetja Olta Xhaçkaka dalë me thirrjen, që iu bie ndesh demokratëve.
TIRANË – Partia Socialiste i ka bërë një “kundërofertë” qytetarëve shqiptarë, të ftuar nga PD-ja për të dalë në protesta kundër trafikut të drogës.
Deputetja Olta Xhaçka, nga selia e PS-së ka dalë me thirrjen, që iu bie ndesh demokratëve të drejtuar nga Basha e të cilën po e citojmë:
“Qytetarë dilni në protestë dhe mbështesni ata që ngritën bastionin e drogës në
Lazarat, linjat e drogës në tokë, det e mesa duket edhe ajër!
Dilni në protestë dhe mbështesni ata që hapën kanalet e kontrabandës së naftës dhe cigares, e që sot janë të tronditur të shkretët se në Shqipëri nuk hyjnë dot më vaporë kontrabandë duke paguar djalin e Kryeministrit apo krushkun e ministrit të financave!”
Xhaçka nuk ka nguruar të përmendë edhe aktorë të tjerë, që janë bërë pjesë e fushatës së PD-së kundër Qeverisë dhe Kryeministrit Rama:
“Dilni në protestë qytetarë dhe bashkohuni me pronarë lajmesh e gazetash që janë mësuar të mos paguajnë taksa, të zaptojnë toka, të ndërtojnë 6 kate me leje e 10 kate pa leje në mes të Tiranës me bekimin e kryetarit vulëhumbur të bashkisë!
Dilni në protestë, o burra, që të gjithë,”- theksoi ajo, - “tani që po presim statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, sepse Gjermania, Italia, Greqia, mbarë Europa janë shumë të shqetësuar me Policinë e Shtetit tonë po kanë frikë ta thonë vetë dhe ia kanë lëne dhëndrit sypatrembur të SHQUP-it ta thotë bashkë me dasmorët trima të ish-Shtëpisë së Oficerëve!”
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.2%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42