Xhaçka në Afganistan me FA,
Rama lidhje Live nga Tirana

Xhaçka në Afganistan me FA,<br />Rama lidhje Live nga Tirana<br /><br>
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ndodhet në një vizitë në Afganistan, ndërsa së bashku me Forcat Shqiptare të Armatosura atje kanë realizuar një komunikim të drejtpërdrejt nga Tirana me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit ka shprehur vlerësimt më të larta për punën e ushtarakëve të FA, duke thënë se kanë bërë krenarë gjithë shqiptarët, si dhe një përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare. 

“Mua më vjen shumë mirë dhe ndihem i privilegjuar që komunikoj me të gjithë grupin në Afganistan. Ju konfirmoj se në cdo takim ndërkombëtar keni përfaqësim dinjitoz. Jemi shumë mirënjohës dhe shumë krenarë për ju”, u shpreh Rama.

Më tej, shefi i qeverisë bisedoi me disa prej ushtarakëve të FA, të cilëve iu tha se nuk 'mund t'ju themi dot kurrë 'faleminderit' aq sa duhet, as juve dhe as familjeve tuaja'.

Ali Allani, kapiten: djemtë janë shumë të motivuar në punën e tyre.
Caushi: Me shërbim prej 5 muajsh. Deri tani performanca ka qenë e shkëlqyer. Cdo gjë po shkon shumë mirë, jemi të përkushtuar.

Rama: E vërteta është se jam unë që duhet t’ju falënderoj juve. Më shumë do bëjmë hap pas hapi, sepse mundësitë fal reformave shkojnë duke u rritur. Fakti është që ajo që ju bëni nuk ka të paguar për dinjitetin e vendit tonë dhe të flamurit tonë, kështu që nuk mund të themi kurrë ‘faleminderit’ aq sa duhet, për ju dhe familjet tuaja.


d.c/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari